Barcelona nuk shkon më tepër se barazimi
Barcelonë - Barcelona nuk arrin të shkojë më shumë se barazimi 0-0 me Espanjolin në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Mbretit. Pep Guardiola vendosi të mos aktivizojë si titullarë treshen magjike Henri-Mesi-Eto. Vetëm në fund të takimit tekniku i Barcelonës vendos të hedhë në fushë për pak minuta Lionel Mesin.
Humorin e katalanasve e ka prishur që në mëngjes Samuel Eto, i cili është përjashtuar nga stërvitja e paratakimit për shkak të nervozizmit të shfaqur ndaj shokëve të tij. Eto ka bërë disa ndërhyrje të gabuara ndaj shokëve të skuadrës tek stërvitej, dhe me këta të fundit ka filluar fjalët. Guardiola vendos ta dërgojë në dhomat e zhveshjes kamerunasin, duke e përjashtuar edhe nga ndeshja e mbrëmshme.
Në këtë përballje Espanjoli tregoi një nivel të lartë duke mos i lënë shumë hapësira Barcelonës. Gjithçka për fatin e gjysmëfinalistit pritet të vendoset në ndeshjen e kthimit që do të luhet në stadiumin “Kamp Nou”.