Perballja e dy kulturave Nga Sali Berisha
Me 8 korrik perfundoi procesi i zgjedhjeve vendore te dates 8 maj 2011. Per Partine Demokratike, aleatet e saj, por per Shqiperine e mbare shqiptaret, ky ishte procesi me i bukur i zgjedhjeve vendore dhe ne disa aspekte ishte procesi me unik dhe historik qe nga zgjedhjet e para te lira vendore te korrikut 1992. Zgjedhjet e 8 majit shenuan fitoren e katert radhazi te Partise Demokratike dhe aleateve te saj, te koalicionit te saj. Pas fitores se vitit 2005, 2007 dhe 2009, erdhi edhe kjo fitore si nje kurore tjeter, fitore elektorale e shkelqyer. Zgjedhjet vendore te 8 majit jane zgjedhjet, ne te cilat qytetaret shqiptare votuan me masivisht se kurre ne zgjedhje vendore, votuan me masivisht se ne te gjitha zgjedhjet ne 15 vitet e fundit te analizuara, votuan me te lire, me te sigurt, me me dinjitet se kurre ne historine e tyre. Zgjedhjet vendore te 8 majit per Partine Demokratike, aleatet e saj te bashkuar ne "Aleancen per qytetarin" ishin prove e madhe e besimit, e vleresimit te qytetareve per qeverisjen e mazhorances se tyre, per projektin e tyre Shqiperia - vend i zhvilluar. Ne kete kontekst, ne 8 maj te vitit 2011, Partia Demokratike dhe aleatet e saj te "Aleances per qytetarin" shenuan ne rrafshin e votebesimit, vleresimit, certifikimit te qeverisjes se tyre nje fitore shumeplaneshe, me te thelle ndonjehere, theksoj, ne historine e zgjedhjeve vendore. Ne keto zgjedhje, qytetaret shqiptare votuan per "Aleancen per qytetarin" dhe Partine Demokratike qe udhehoqi kete Aleance, 17 perqind me shume, 140 mije vota me shume, sesa per aleancen e vetmise se madhe, apo ne rrafshin elektoralo-kulturor, aleancen e kazanit. Ne keto zgjedhje, Partia Demokratike dhe aleatet e saj, te grupuar ne "Aleancen per qytetarin", fituan ne 219 komuna dhe bashki te vendit, kundrejt 149 komuna e bashki qe fitoi aleanca e vetmise se madhe. Ne keto zgjedhje, per ata qe kane pasion patologjik analizat ndarese e percarese te elektoratit, per ata qe percmimin e kane si moral qe i ndajne zgjedhesit ne eskimeze e jo eskimeze, dua t'u them se ne zgjedhjet e 8 majit per "Aleancen per qytetarin" u hodhen ne bashkite e vendit 43 mije vota me shume per aleancen tone, ndersa per kryetaret e komunave e bashkive, "Aleanca per qytetarin" mori 41 mije vota me shume. Pra, ne rrafsh kombetar te konvertuara ne sistem, "Aleanca per qytetarin" ka marre rreth 17 deputete me shume, me koston e deputetit socialist qe eshte 9 mije vota ne parlament, sesa koalicioni tjeter. Me koston e deputeteve te shumices, "Aleanca per qytetarin" ka marre 14 deputete me shume. Kjo ishte pergjigja dinjitoze, e vendosur e qytetareve shqiptare ne referendumin mbare popullor te shpallur para shqiptareve ne zgjedhjet vendore nga aleanca e kazanit.
***
Fitorja eshte historike, sepse kurora e saj eshte zemra e Tiranes, eshte kryeqyteti ne teresi. Pas 11 vitesh, Partia Demokratike rikthehet fuqishem ne djepin, ku lindi. Ne djepin, ku u themelua. Ne djepin, ku u lartesua me shpejtesi te madhe, si force kryesore politike e vendit. Rikthehet fuqishem ne djepin e saj, ku shpalosi programin e permbysjes se nje sistemi te vjeter dhe ndertimin e sistemit te ri. Beteja, mbi te gjitha dhe para se gjithash, u zhvillua njelloj si 20 vjet me pare, ne rruget e rrugicat e Tiranes. Kjo eshte e verteta. Tirana, tironsit, kryeqytetasit votuan me 10 909 vota me shume "Aleancen per qytetarin", ne te kater garat e marra se bashku. Kjo perben nje zhvillim historik per Tiranen dhe mbare vendin.
***
Ne Tirane u perballen dy kultura. U perball kultura e qytetarit me kulturen e kazanit, te sharjeve e shpifjeve te papermbajtura e te gjithanshme. Ne Tirane e mbare Shqiperine, qytetaret votuan kulturen e qytetarit. Ne Tirane u perball morali qytetar me mafien me te rrezikshme dhe tentakulat e saj, qe per 11 vite e ngertheu kryeqytetin ne menyren me te pameshire. Keto klane bene gjithcka qe vullneti i qytetareve te Tiranes te mos triumfonte, bene gjithcka qe te neperkembnim kete vullnet, sic kishin bere ne zgjedhjet e meparshme, bene cdo gje qe te mbanin Tiranen nen kthetrat e tyre. Gara ne Tirane ishte e ngushte per kryetarin, ndersa ishte e gjere dhe e plote ne tre garat e tjera. Ne Tirane dhe mbare Shqiperine, ne kerkonim dhe kerkojme te numerohet cdo vote, te vleresohet cdo vote. Ky ishte dhe ky do te jete parimi yne themelor. Ne kete gare te ngushte, prova ishte e sistemit. Zoti Rama kerkoi me dhune e terror, me falangat e mafies, me kercenime primitive ndaj drejtuesve te institucioneve te pavarura, se do te arrestohet ky apo ai, ne nje sage te hakmarrjes per drejtesi ndaj tyre, me cdo kusht qe t'u impononte shqiptareve nje rezultat paraprak per nje rezultat zyrtar. Por kjo nuk ka ndodhur, nuk ndodh dhe nuk do te ndodhe kurre, per sa kjo force politike do t'i besoje lirise dhe votes se lire si zemreku i saj. Per te mposhtur vullnetin e qytetareve te Tiranes u rrethua per dite me radhe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, u kercenuan fizikisht drejtues te ketij Komisioni, u nis nje bresheri ultimatumesh. Ndersa ne ishim te vendosur te mbronim voten, te numeronim voten. Ne momentin kur ne nuk do te jemi ne gjendje te numerojme publikisht voten e shqiptareve, ne nuk meritojme te ekzistojme. Ajo eshte ceshtje "to be or not to be", per cdo force politike qe i beson lirise dhe vlerave te saj. Ndaj dhe ne vendosen te mbajme qendrimin tone, zeri i cdo qytetari te degjohet, cdo vote e vlefshme te numerohet. U krijuan skena nga me primitivet, te cilat duhet kohe te fshihen nga memoria e shqiptareve dhe memoria e Evropes. Ne shprehem besimin tone te plote tek shteti ligjor i vendit dhe institucionet e pavarura. Per ne, kishte rendesi vendimtare mbizoterimi i shtetit ligjor. Ne nuk mohuam kurre se zoti Rama ishte 10 vota para, ndonese ligji i vendit nuk parashikonte dhe nuk parashikon shpalljen e rezultatit paraprak. Ne deklaruam se ky ishte rezultat paraprak, por ate qe nuk mund te pranonim, ishte se nuk mund ta pranonim ate per rezultat perfundimtar. Ne pranojme ligjet e vendit.
Ne rezultate te tilla te ngushta, numerimi i votave te hedhura ne kuti te gabuara nuk jane ekzotike ne historikun e zgjedhjeve ne Evrope e ne bote. Votat e hedhura ne kuti te gabuara jane nje dukuri e rendomte ne vendim me demokracine me te konsoliduar, me te madhe ne bote, Shtetet e Bashkuara te Amerikes, jane frekuente ne demokracine parlamentare me te vjeter te Evropes, Britanine e Madhe, jane ne nje seri shtetesh te tjera fenomen konstant. Ne, pa asnje medyshje, marrim shembullin e tyre. Ne nje takim me nje grup miqsh, une u deklarova atyre se ne frymezohemi, mesojme e marrim shembujt tuaj. Kjo eshte lehtesia jone e madhe, avantazhi yne i madh ne ndertimin e demokracise ne kete vend. Jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne vende te tjera, rezultate te ndryshuara nga keto vota kane shkuar ne gjykate. Per kete, zoti Rama eshte per t'u vleresuar. Ju drejtua gjykates. Te 8 gjykatesit shqiptare, njelloj si gjykatesi Mac R. Fisher i Riverside, ne vitin 2010, ne dy gjykime deklaruan se keto vota nuk mund te perjashtohen, se ata dhe askush tjeter nuk kane autoritet te perjashtojne votat e qytetareve te vendit te vet, ku eshte shprehur qarte vullneti i tyre. Pra, keto zgjedhje shenuan nje triumf te vertete jo vetem te projektit te "Aleances per qytetarin", por nje triumf te vertete te shtetit ligjor, institucioneve te pavarura kushtetuese, te cilat numeruan cdo vote, njelloj si ne demokracine me te madhe te botes, kur pati nje problem debati, para disa rrjeteve televizive. Sot, nuk ka nje shqiptar, mik te Shqiperise apo tjeter qe mund te thote se kjo fitore bazohet qofte edhe ne nje vote te vetme kallpe. Ju e pate qe edhe vota e Presidentit u gjet aty ku ishte. Ajo nuk mund te "disfranchise". Institucionet kushtetuese te vendit pasuruan doktrinen elektorale te Shqiperise dhe shqiptareve. Me vendimet e tyre, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ndryshoi as edhe nje rregull te vetem loje. Le te na thone zoterinjte qe pretendojne per kete, le te na tregojne dokumentin, cili dokument eshte ndryshuar. Kane imagjinate! Nuk eshte ndryshuar asnje dokument, por zbatojme Kushtetuten dhe Kodin Zgjedhor qe urdheron numerimin e ketyre votave. Gjykatat e vendit nderuan parimet e medha te Kushtetutes se vendeve te lira demokratike. Njelloj si gjykatat e vendeve me te zhvilluara, ato vendosen se keto vota nuk mund te perjashtohen, se keto vota duhet te gjenden, qemtohen dhe numerohen, aty ku ndodhen. Beteja e 8 majit u zhvillua ne mbare Shqiperine, por me madherishem, me fuqishem se kudo tjeter u zhvillua ne rruget e rrugicat e Tiranes. Njelloj si 20 vjet me pare, kryeqyteti do te nxirrte ne pension politik diktatorin e fundit komunist te Shqiperise, pas 20 vitesh do t'i jepte te njejten pergjigje pinjollit te tij, i cili qeverisi Tiranen per 11 vjet dhe pervec bojatisjes se pallateve, kthimit te Lanes ne identitet dhe zgjerimit, absolutisht e shnderroi Tiranen ne kryeqytetin e kohes se ndaluar, te rrenimit urbanistik, zhduku njeri pas tjetrit te gjitha parqet, gjelberimin, sherbimet dhe po e katandiste ne nje keshtjelle betoni.
***
Zgjedhjet mbaruan. 140 mije vota me shume per kete koalicion jane nje pergjegjesi e madhe per mazhorancen. Se pari, konsolidimi i metejshem i koalicionit. Te kater fitoret tona me radhe kane ne themelin e tyre shpirtin e koalicionit. Te dyja koalicionet hyne ne keto zgjedhje me nje liste aleatesh. Madje aleanca e vetmise shpalli se kishte 2-3 aleate me shume se ne ne liste. Por cili ishte koalicioni? Partia Demokratike la per aleatet e saj 10 here me shume komuna e bashki, sesa krahu i vetmise. Ata lane zona te lira gjithsej 9 komuna, ndersa ne lame zona per aleatet gjithsej 90 komuna e bashki. Nuk mund te kerkohet luajalitet, ne qofte se nuk e deshmon vete. Luajalitet te plote dhe vleresim te merituar per ata, me te cilet bashkeqeveris. Por, ne rast se per numer njesish, ne lame per koalicionin 10 here me shume sesa krahu tjeter, per numer zgjedhesish, ne lame per koalicionin 18 here me shume. Aleanca e vetmise u la aleateve te saj zona me 52 mije zgjedhes ne total, "Aleanca per qytetarin" u la aleateve zona me nje total prej 920 mije zgjedhes. Eshte ne kenaqesine time performanca e shkelqyer e ketij koalicioni dhe nuk jam absolutisht dakord, asnjehere, me disa sherrnaja te vogla qe per te hequr pergjegjesine nga vetja, shohim se mos e gjeme kund tek aleatet. Cka nuk qendron. Aleatet, ne analize elektorale, - kushdo qe ta beje - kane performuar ne menyre te shkelqyer. Kjo perben nje baze, nje detyrim per konsolidimin e metejshem te kesaj Aleance, zgjerimin e saj dhe ecjen me vendosmeri drejt zgjedhjeve te pergjithshme te vitit 2013. Ne kemi nje leksion te nxjerre nga qytetaret shqiptare. Shqiptaret duan koalicione dhe dua t'ju garantoj se, ne rast se perpjekjet aventuriere dy vjecare te dhunes te cdo natyre deshtuan, nje nga faktoret kryesore ka qene spektri i gjere i koalicionit, morali dhe vleresimi qe qytetaret shqiptare kane per koalicionin. Ndaj me durim e perkushtim duhet te ecim drejt zgjerimit te metejshem te tyre, duke deshmuar se ne jemi force, para se gjithash, e vlerave morale dhe jo e makuterise pushtetare. Pergjegjesite jane te medha. Projekti "Shqiperia - vend i zhvilluar" duhet te njohe me keto zgjedhje, nje horizont te ri. Une kam besim te madh se ky projekt do te ece keto vite, me shpejtesine me te madhe. Ky besim me shtohet jo vetem nga arritjet e medha qe kemi gjer me sot, por edhe per faktin se Tirana, truri, zemra e lokomotiva e zhvillimit te vendit do te marre tani te gjithe shpejtesine e zhvillimit, te gjithe pergjegjesine e zhvillimit me te shpejte te saj dhe vendit ne teresi. Tirana, nga nje metropol i lejeve te ndertimit te leshuara si indulgjencat mesjetare, shnderrohet tani ne metropolin e tregut te vendit. Imagjinoni! Ne Tirane, fale politikave te kesaj qeverie, numri i bizneseve eshte dyfishuar, por nuk eshte shumefishuar me shume se ne Puke, ne Has apo ne Permet, ne nje kohe kur potencialet e Tiranes jane pakrahasimisht me te medha, jane 50 perqind e te gjitha potencialeve te vendit, ne nje kohe kur Tirana eshte qyteti me i kerkuar, me i preferuar per investimet dhe investitoret. Keto ishin zgjedhje vendore, por per risite qe sollen, keto zgjedhje tejkaluan ndjeshem karakterin e tyre. Ato hyne ne histori. Nuk mund te mohohet se disa akte lenduan e si te mos lendonin gomat e djegura ne rruge, per te imponuar me force kryetarin e bashkise se Tiranes qe nuk kishte marre vota, rrethimi i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, ultimatumet e kercenimet ndaj institucioneve kushtetuese. Natyrshem, keto prishen klimen politike, por keto nuk erresuan, nuk cenuan aspak funksionim e drejte te shtetit ligjor.
***
Ne kemi nevoje te kapim me cdo kusht kohen e humbur dhe ne do te bejme cdo perpjekje te ecim ne projektin Shqiperia - vend i zhvilluar. Ne jemi te vetedijshem se ne kete projekt veshtiresite jane serioze, se rruga nuk eshte nje bulevard i shtruar, por eshte nje e perpjete e lodhshme dhe e mundimshme qe mbart gjithnje frymezimin e ngjitjes, qe te grish, frymezon e te shton forcat. Shqiperia - vend i zhvilluar do te thote kapercim nga grupi i vendeve me te ardhura te mesme te larta, ne grupin e vendeve me te ardhura te larta, do te thote nje perpjekje e gjithanshme e shqiptareve per te krijuar vlera e pasuri ne cdo qoshe te ketij vendi, do te thote nje perpjekje e pashembullt ne historine e tyre per te shfrytezuar te gjitha potencialet e jashtezakonshme natyrore qe kane, per t'i shnderruar ato ne vlera per qytetaret, per familjet e tyre, per Shqiperine ne teresi. Ne po bejme gjithcka me infrastrukturen me moderne qe po ndertojme. Ne nje hark kohor pesevjecar, si asnje vend tjeter, ne kemi ndertuar e asfaltuar 8 mije kilometra rruge e mijera te tjera jane ne ndertim. Brenda vitit te ardhshem, ne vitin e 100 vjetorit te pavaresise, shqiptaret nga cdo qoshe e ketij vendi do te mund te vijne ne Tirane, ne nje kohe 50-70 perqind me te shkurter, sesa me pare. Ne besojme ne energjine e qytetareve shqiptare, ne mprehtesine dhe mencurine e tyre, ne solidaritetin e tyre familjar, ne vendosmerine e sakrificen e tyre, per te ndertuar nje jete me te mire per vete e familjen e tyre, si faktori me percaktues ne realizimin e te gjitha projekteve per Shqiperine - vend i zhvilluar. Shqiptaret, pas shekujsh mbrapshtirash, pushtimesh e diktaturash, jane sot, te lire. Kudo ku ndodhen, ata ndertojne te ardhmen e tyre ne liri dhe ndryshimet jane te medha. Vullneti i tyre per te pasur nje te ardhme te merituar eshte shume i fuqishem. Shqiptaret ne Shqiperi, ne Kosove e kudo qe ndodhen kane fatin e madh te kene para tyre projektin e integrimit ne Bashkimin Evropian. Eshte ky projekt udheheqes e frymezues qe do te realizoje ne interesin me te mire kombetar per shqiptaret, bashkimin e tyre. Cka do te thote se ideali kombetar dhe ideali evropian po shkojne drejt shkrirjes ne interesin me te mire kombetar te shqiptareve. Ne rrugen tone asnje komb nuk ka njohur veshtiresite, dhimbjet, sakrificat qe kemi njohur ne, por 20 vitet e fundit jane vitet e solidaritetit me te jashtezakonshem te kombeve evropiane ndaj Shqiperise, ndaj Kosoves, ndaj shqiptareve. Ndaj edhe projekti i integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian do te jete nje projekt panshqiptar, nje projekt kombetar, se kombi eshte nje. Tjeter jane kufijte administrative apo shteterore, tjeter eshte shpirti i kombit, i cili nuk ndahet me asgje. Ne kete kontekst, ne do te bejme gjithcka per te zhdukur te gjitha dallimet qe ekzistojne ne burokracite, te njesohen te gjitha praktikat dhe ligjet me Republiken e Kosoves, por te gatshem per te njejten gje me dy fqinjet tane te tjere, Maqedonine e Malin e zi. Natyrisht, Shqiperia mbetet e vendosur ne respektimin e kufijve aktuale, si interesi me i mire kombetar. Ata, te cilet u paraqesin shqiptareve, gjate 20 viteve, idene e bashkimit, per te cilen shqiptaret kane luftuar e kane sakrifikuar, duhet te kene nje gje parasysh, se ne interesin me te mire kombetar te shqiptareve eshte bashkimi me Evropen e Bashkuar. Asnje komb nuk ka humbur troje ne menyre te tmerrshme, sic kane humbur shqiptaret. Toka eshte e perjetshme dhe njerezit jane udhetare mbi te. Shqiptaret, toka nuk kane per te humbur. Integrimi tyre ne Evrope, pervecse magneti drejt vlerave te provuara e konsoliduara, eshte njekohesisht edhe menyra me e sigurt e nderprerjes perfundimtare te vjedhjes, grabitjes, tjetersimit te trojeve te shqiptareve, te cilet ne asnje vend nuk kane qene gje tjeter vecse vazhdimesi etnike gjeografike, ne asnje vend nuk jane gjetur si enklave, nuk kane asnje varr te vetem ne toka te te tjereve. U ndala ne kete moment, sepse tani, spekulante, njerez, disa prej te cileve jane absolutisht, me mungese totale identiteti shqiptar kombetar, disa te tjere mbrojne nje projekt qe nuk mohohet se per te, shqiptaret kane luftuar e sakrifikuar, por duhet te mendojne ne nje kontekst me te gjere, se interesi kombetar nuk mbetet fiks, interesi kombetar evoluon, ka dinamizmin e tij, sic ka kombi dinamizmin e tij. Ndaj edhe ne qendrojme plotesisht ne kete pozicion, bejme cdo perpjekje. Ne Shqiperi ka nje problem. Duhet te kemi nje gje parasysh, nuk duhet te mendojme asnjehere se ne mund te imponojme. Ne do te ecim drejt standardeve. Kjo eshte rruga. Edhe ne rast se ka vleresime te perkohshme, te paqendrueshme, kjo bote eshte transparente, Evropa eshte transparente dhe ato marrin pergjigjen. Por ne nuk mund te themi se ne Shqiperi nuk eshte nje klime konfliktuale kur ish - kryetari i bashkise mbushi me plehra bulevardet e vendit, kur rrethonte kryeministrine per te marre me dhune pushtetin, kur digjte gomat dhe i hidhte deputetet e tij per lejet e ndertimit tek KQZ-ja. Dhe keta jane shqiptare, te dashur anetare e anetare te Keshillit Kombetar, te dashur qytetare, jane pjese e jona, nuk na i ka sjelle dhe nuk na i ka imponuar askush. Asnje person, asnje qeveri, nuk i kerkon zotit Rama te njohe vetem voten qe merr pro dhe te versulet kunder votes kunder. Jo! Kjo eshte pjese e jona. Ndaj dhe ne qendrojme te hapur. Ftesen e zotit Patozi e refuzuan. Ftesa te tjera do te behen, perpjekje te tjera do te behen, por i garantoj qytetaret shqiptare se asgje nuk do mund te mbizoteroje mbi ligjin e Kushtetuten e vendit. Nden Zotin dhe Kushtetuten, ishte parimi i atyre qe ndertuan demokracite me te mrekullueshme. Ne qendrojme te gatshem per reforma, qendrojme te hapur per dialog, por qendrojme te vendosur gjithashtu, ne zbatimin e ligjeve dhe Kushtetutes se vendit. Zoti Rama qe ka dhuntine te projektoje disfate pas disfate per veten e tij, ka dhuntine te deshtoje ne cdo nisme qe merr, aq sa shpesh me thone se jam komfort me nje kundershtar si ai. Por jo, nuk eshte e vertete, sepse kundershtari nuk duhet per kete. Kundershtari duhet per gare alternativash, alternativa nga te cilat edhe po nuk more, paguan faturen. Ky eshte rregulli. Por ai i ka thjeshtuar gjerat, nis cdo beteje per te humbur. Une e garantoj se do te jem shume luajal ndaj ligjeve, vlerave e Kushtetutes se vendit. Ne kemi moto kryesore reformat, kemi frymezim dhe projekt kryesor integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian. Natyrisht, ne nuk mund te udheheqim opoziten dhe nuk do te bejme kurre tentativa per te udhehequr opoziten. Ne nuk mund te bindim zotin Rama se zgjedhesit e tij kane votuar per te dhe deputetet e tij jo per te perdorur pushtetin per bllokim, por per votim. Por zoti Rama ndjehet me i rendesishem kur bllokon, sesa kur voton. Ai beson se keshtu mori peshe. Te gjitha keto jane llogarite e tij. Une besoj se detyra eshte qe opozita te kontrolloje qeverine ne te gjitha qelizat e saj, qe opozita te paraqese alternativat e veta ne parlament e kudo, besoj se rruga e krijimit te kredibilitetit, besimit tek qytetaret eshte jo bllokimi, por ushtrimi i pushtetit ne funksion te alternatives. Por sic e degjuat, para shqiptareve dhe botes, ai deklaroi se strategjia e bojkotit dha dhe jep rezultat.
***
Ne zgjedhjet e 8 majit, Partia Demokratike dhe aleatet e saj moren rreth 140 mije vota me shume, sesa aleanca per te shkuaren, moren 41 mije vota me shume per kandidatet e saj, sesa kandidatet e aleances se vetmise, moren 43 mije vota me shume ne qytetet e vendit, sesa aleanca e kazanit, moren ne Tirane 10 909 vota me shume. Te gjitha keto, Partia Demokratike i merr si nje shkalle pergjegjesie te larte. Ne jemi force politike, ndaj une po shfrytezoj rastin t'ju bej thirrje mbeshtetesve, anetareve, simpatizanteve e drejtuesve tane te mos konfondojne qytetaret, mbeshtetesit e zgjedhesit e Partise Socialiste apo partive te tjera opozitare, me qendrimet e nje grushti te ngushte personash te Edi Rames, te rrethuar nga renegate te Sali Berishes. Ju konstatoni se prej muajsh te tere nuk ka me zera socialistesh, por vetem Preci im, Taku im, tjetri im etj.. Perse i them keto? Kjo perben nje fatkeqesi kombetare. Keto te pakenaqur me mua, vetem nje problem kane, Sali Berishen. Une nuk kam gje me kete, por problemi eshte se ajo eshte force kryesore politike opozitare dhe nje force politike opozitare ka shtyllat e veta, ka njerezit e besimit te vet, ajo eshte edhe parti ideologjike e ka ideologet e vet, te cilet nuk lejohen me ne media. Dhe kjo, sepse nuk bilbilojne si renegatet e mi. Shpresoj dhe uroj qe Partia Socialiste te kujtohet se me keta dhe Doshet ecen drejt te shkuares se sigurt. Nuk eshte as interesi i vendit, as interesi i ketyre, por cdo gje mund te bej, por keshilltar i tyre nuk mund te behem.
* Nga fjala e mbajtur dje ne Keshillin Kombetar te Partise Demokratike, ku u analizuan zgjedhjet vendore te 8 majit