Formula 1, Veber më i shpejti, ndjekin Hamilton dhe Fetel
GJERMANI- Skuderia Red Bull është rikthyer kompetitive në provat zyrtare të Formula 1, duke zënë vendin e parë dhe të tretë në Çmimin e Madh të Gjermanisë. Mark Veber ka qenë më i shpejti në Nurburgring, duke lënë pas shokun Ljuis Hamilton me MekLaren dhe shokun e tij të skuadrës Sebastian Fetel.
Provat e ditës së shtunë kanë dhuruar emocione të shumta deri në çastet finale të mbylljes së kohë, ndërsa në fund ka qenë Veber ai që ka marrë pole-positionin, i treti për të këtë sezon. Ndërkohë, vetëm vendi i katërt për Fernando Alonson, që megjithë përpjekjet nuk ka arritur të kalojë dot rivalët e tij. Piloti spanjoll i Ferrarit vjen në këtë garës pas fitores së dy javëve më parë, por forma e pilotëve të tjerë ka qenë e jashtëzakonshme.
Felipe Masa sërish nuk ka bërë dot ndonjë gjë të madhe, duke ruajtur vetëm vendin e pestë, përpara Niko Rozberg me Mercedes dhe Xhenson Baton me MekLaren. Gara për Çmimin e Madh të Gjermanisë pritet të zhvillohet në kushte optimale atmosferike, për shkak të kohës së freskët. Botërori i Formula 1 kryesohet nga Sebastian Fetel me 204 pikë, i ndjekur nga Ljuis Hamilton me 124 dhe Fernando Alonso me 112. Edhe pse duket gjithçka e mbyllur përsa i përket titullit, kampioni i botës në fuqi ka ulur jo pak ritmin në garat e fundit, duke i bërë pilotët rivalë të shpresojnë.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)