E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshilli i PD-se, Lulzim Basha me i votuari Rozeta Rapushi

Zgjidhet kryesia e Partise Demokratike dhe Kryetari i sapozgjedhur i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, merr mbeshtetjen me te madhe nga anetaret e Keshillit Kombetar te selise blu. Ne mbledhjen e djeshme te Keshillit Kombetar te PD-se, u zgjodh kryesia e kesaj force politike, e perbere nga 25 anetare, si dhe dy qe i shtohen automatikisht ne baze te statutit te partise, per te qene pjese e kesaj kryesie, Albana Vokshi si kryetare e Lidhjes Demokrate te Gruas dhe Gerti Bogdani, kryetar i Forumit Rinor ne PD. E vecanta e votimit te djeshem, eshte fakti se fitorja e Tiranes, duket se i ka sjelle nje mbeshtetje te konsiderueshme Bashes brenda Partise Demokratike. Nga rezultatet e votimit, jo pak, por 116 anetare te Keshillit Kombetar, votuan pro Bashes ne kryesine e PD-se, duke e renditur ate te parin per nga mbeshtetja e anetareve te keshillit. Basha eshte pasuar nga Sokol Olldashi, i cili ka marre 104 vota nga keshilli, i pasuar nga Edmond Spaho me 103 vota. Mbeshtetje per te qene pjese e kryesise se selise blu, moren edhe emra te rinj qe perfshihen ne kete organike, si dy ministrat e sapozgjedhur, Eduard Halimi dhe Aldo Bumci si dhe deputetja Mesila Doda, Adriana Gjoni, Rajmonda Bulku apo Lajla Pernaska. Nderkohe qe largohen nga kryesia emra si Aleksander Biberaj apo Omer Stringa qe ishin pjese e kryesise se PD-se, kohe me pare. Te palekundur kane mbetur ne perberjen e kryesise, figura te njohura ne Partine Demokratike, si Ridvan Bode, Genc Ruli, Ilir Rusmali, Jozefina Topalli, Jemin Gjana, etj. Ne fillim te mbledhjes se djeshme te Keshillit Kombetar te PD-se, kryeministri Sali Berisha, dorezoi nje liste me 42 emra, si propozime per te perzgjedhur mes tyre, 25 anetaret e kryesise se PD-se, ku vete Berisha eshte kryesuesi i listes automatikisht pjese e kryesise si kryetar i Partise Demokratike. Ndonese Berisha e la te hapur qe anetaret e Keshillit, te mund te shtonin emra te tjere ne kete liste, asnje prej te pranishmeve nuk shtuan propozime te reja, duke nisur votimin per 42 emrat e sugjeruar nga kreu i tyre. Vetem ne oret e pasdites, votimi dhe numerimi perfundoi, duke shpallur kryesine e re te PD-se. Kryesia e re do te kete ne perberje te saj 8 gra dhe 17 burra, pjesa me e madhe ministra, qeveritare te kabinetit dhe Kryetari i Bashkise se Tiranes. Keshilli Kombetar u zgjodh bashke me Kryetarin e Partise, Sali Berisha nje vit e gjysme me pare, por gjate kesaj kohe nuk eshte mbledhur per te zgjedhur forumet e tjera te partise.

Zgjedhjet e nenkryetareve dhe sekretareve, ne shtator

Shtyhet per ne shtator, perzgjedhja e strukturave te tjera te Partise Demokratike. Ne mbledhjen e djeshme te Keshillit Kombetar Demokrat, u bene zgjedhjet vetem per perberjen, anetaret e kryesise se PD-se. Per ne shtator u percaktua te zgjidhen struktura te tjera te kesaj force politike, si nenkryetaret dhe sekretariatet e ndryshme.

Keshilli Kombetar i PD-se, i mbajtur me 14 dhjetor te 2009-es, rikonfirmoi kryeministrin, Sali Berishen ne krye te partise me 1208 vota pro, nga 1218 delegate si dhe zgjodhi edhe Keshillin e ri Kombetar.

Kryesia e Partise Demokratike

1 Sali Berisha

2 Adriana Gjoni

3 Aldo Bumci

4 Arben Qirjako

5 Arta Sakja

6 Astrit Patozi

7 Bujar Nishani

8 Edi Paloka

9 Edmond Spaho

10 Eduard Halimi

11 Fatos Beja

12 Flamur Noka

13 Genc Ruli

14 Ilir Rusmali

15 Jemin Gjana

16 Jozefina Topalli

17 Keltis Kruja

18 Lajla Pernaska

19 Lulzim Basha

20 Majlinda Bregu

21 Mesila Doda

22 Myqerem Tafaj

23 Rajmonda Bulku

24 Ritvan Bode

25 Sokol Olldashi

26 Albana Vokshi

27 Gerti Bogdani

10 Me te votuarit

1. Lulzim Basha 116 vota

2. Sokol Olldashi 104 vota

3. Edmond Spaho 103 vota

4. Aldo Bumci 98 vota

5. Jozefina Topalli 94 vota

6. Bujar Nishani 94 vota

7. Astrit Patozi 93 vota

8. Flamur Noka 93 vota

9. Ridvan Bode 92 vota

10. Jemin Gjana 84 vota

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›