Coppa America, gjithçka gati për finalen Uruguaj-Paraguaj
SHBA- Uruguaj dhe Paraguaj do të ndeshen të dielën në orën 21 me orën shqiptare në finalen e Coppa America. Skuadra uruguajane ka shansin të bëhet rekordmenia e titujve në Amerikën e Jugut. Ajo numëron 14 trofe, po aq sa Argjentina, ndërsa një fitore në “Monumental” do ta çonte në kuotën e 15 Kupave. Skuadra e Oskar Tabarez është favorite për këtë ndeshje, pasi nxorri jashtë rivalët e mëdhenj të Argjentinës. “Në këto nivele, të gjithë dimë sesi të luajmë ndaj skuadrave që janë më të mira se ne, - deklaroi trajneri i Uruguajit në lidhje me ndeshjen me Argjentinën. – Ata që mendojnë se për shkak të historisë do të fitojnë, kanë shumë imagjinatë”. Tabarez i ka lënë futbollistët një ditë pushim për të marrë veten, gjë që sipas sulmuesit Diego Forlan, ka ndikuar për mirë në gjendjen e ekipit. “Jemi të lumtur që jemi në finale. Është hera e parë që shkoj në një finale me ekipin kombëtar dhe ndjehem i relaksuar dhe gati për ndeshjen. E dimë që do të jetë e vështirë, por ne do të japim më të mirën për të fituar”, deklaroi sulmuesi i Atletikos së Madridit. Për Uruguajin është rikthyer edhe sulmuesi Edinson Kavani, që ka munguar në 5 takimet e para të këtij turneu.
Në krahun tjetër, Paraguaj nuk do të ketë sulmuesin Roke Santa Kruz dhe anësorin e majtë Aureliano Torres për shkak dëmtimesh. I pezulluar është mesfushori Xhonatan Santana, ndërsa lajmi i mirë është rikthimi i qendërmbrojtësit Antolin Alkaraz. Po ashtu, trajneri Gerardo Martino do ta shohë ndeshjen nga tribuna, për shkak të pezullimit prej 2 ndeshjesh si rrjedhojë e sherrit në fund të takimit me Venezuelën. “Uruguaj është një skuadër më e mirë, - deklaroi trajneri Martino në prag të finales. – Nëse analizon turneun, ata janë skuadra që kanë luajtur më mirë, megjithatë mund të them se Uruguaj po luan mirë prej shumë kohësh. Duhet ta pranojmë se është momenti i tyre, por të presim ndeshjen”, shtoi ai. Paraguaji ka thyer një rekord me vajtjen në finale, pasi e ka bërë këtë duke arritur vetëm pesë barazime dhe asnjë fitore deri më tani.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)