E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perballja e te gjitheve ne, me nje sfide te veshtire dhe afatgjate Nga Myqerem Tafaj, Minister i Arsimit dhe Shkences

Ne kete vit akademik sistemi i arsimit te larte publik do te pranoje rreth 52 mije studente te rinj ne te tre ciklet e studimeve, shifer kjo qe eshte e barabarte me numrin total te studenteve qe kishte Shqiperia ne vitin 2004. Nderkohe, institucionet e arsimit te larte jopublik kane krijuar kapacitete reale per te pranuar nje numer te konsiderueshem studentesh duke dhene keshtu nje kontribut te cmuar ne rritjen e investimit teresor kombetar per zhvillimin e arsimit te larte shqiptar, dhe ne zhvillimin e shpejte te burimeve njerezore ne vendin tone. Shqiperia po u afrohet me shpejtesi vendeve te perparuara per raportin qe zene te diplomuarit ndaj numrit total te popullsise aktive per pune.

Te nderuar pedagoge, profesore dhe drejtues te fakulteteve dhe universiteteve. Perkushtimi dhe puna juaj e palodhur beri te mundur liberalizimin e arsimit te larte ne vendin tone. Tani te gjithe ne bashke perballemi me nje sfide te veshtire dhe afatgjate: Rritja e cilesise dhe krijimi i kultures per vleresimin e cilesise ne cdo institucion te arsimit te larte! Ju jeni faktori kyc edhe ne kete perballje!

Cilesia kerkon me shume auditore, laboratore, biblioteka dhe kapacitete te tjera. Qeveria eshte e angazhuar per rritjen e investimeve ne arsimin e larte. Ajo i ka akorduar kampuse pese universiteteve publike. Universitetit te Tirane i u transferuar dy godina te tjera me kapacitete te medha. Me FZHR te vitit 2011 ka filluar financimi i 6 projekteve te reja te medha te arsimit te larte. Vetem ne vitet 201-2011 jane financuar 51 laboratore mesimore shkencor. Rritja e cilesise kerkon investime me te medha per kerkimin shkencor. Universitetet jane institucionet kryesore te sistemit tone te kerkimit shkencor. Prandaj ato duhet te kthehen ne qendra te fuqishme kerkimore qe duhet te rrokin fusha dhe tema kerkimore shume te rendesishme per vendin, si albanologjia, energjia, IT, ushqimi dhe bujqesia, pasurite nentokesore, turizmi, mjedisi, etj. Universitetet duhet te krijojne grupet kerkimore ne menyre qe te rrisin aplikimet per fonde kerkimore ne kuader te programeve te medha te BE.

Universitetet tona zhvillojne nje bashkepunim te gjere internacional, i cili, deri tani ka qene i orientuar kryesisht ne reformen e studimeve sipas standardeve te Procesit te Bolonjes. Tani ka ardhur koha qe ky bashkepunim te orientohet me shume ne kerkimin shkencor. Rritja e cilesise nuk mund te arrihet pa nje internacionalizim te shpejte te universiteteve, cka nenkupton shkembim intensiv te profesoreve dhe studenteve, me menyre te vecante te atyre te nivelit master dhe doktorate, si dhe diploma te perbashketa. Disa nga universitetet tona publike kete vit festojne 60 vjetorin e krijimit te tyre. Ato duhet te fillojne tani te ofrojne kurse edhe per studentet e huaj dhe te sjellin me shume profesore te huaj ne auditoret e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›