E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthen bruceloza 4 te prekur ne Librazhd

4 raste me brucelozë janë shfaqur në zonën e Librazhdit. Mungesa e kontrollit veterinar në njësitë e tregtimit të mishit është  shkaktari kryesor i prekjes njerëzve nga sëmundja që transmetohet nga kafshët. Të gjithë pacientët e prekur janë nga 35-40 vjeç dhe vetëm një prej tyre ka mbërritur në Qendrës Spitalore Nënë Tereza në Tiranë, ndërsa të tjerët po kurohen në spitalin e Librazhdit.
 
“Rastet e shtruara po trajtohen në spitalin tonë. Vjen ndoshta nga kontrolli veterinar jo ritmik, ndoshta vaksinimi. Probleme që duhen parë nga ana veterinare”-thotë Liman Mënalla, mjek infeksionist në spitalin e Librazhdit.

Ky numër të prekurish me brucelozë për kushtet në të cilat ndodhemi dhe për masat që janë marrë përbën shqetësim për sistemin shëndetësor, sepse rezulton që sistemi veterinar nuk ka bërë vaksinim kundër sëmundjes në kohën e duhur. Mikrobi i brucelozës jeton 23 muaj në mjedise të jashtme dhe plehërimi i perimeve që përdoren pa përpunim termik është edhe një ndër shkaqet e transmetimit të brucelozës nga kafsha te njeriu.

Besim Dybeli    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›