E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përballja me Letoninë, Kombëtarja zhvillon seancën e fundit stërvitore

TIRANË, 8 shtator /ATSH/ Kombëtarja kuqezi ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në “Air Albania” në prag të përballjes me Letoninë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit SHBA-Meksikë-Kanada 2026.

Në fillim të seancës stërvitore, trajneri Silvinjo ka zhvilluar një mbledhje të shkurtër me lojtarët në mesin të fushës, ku u foli për rëndësinë që kishte përgatitja për ndeshjen në fjalë.

Më pas futollistët nisën me ushtrime të zakonshme fizike në grupe, para se të fillonin punën taktike për përgatitjen e sfidës ndaj Letonisë.

Ndeshja Shqipëri –Letoni do të gjykohet nga gjashtë gjyqtarë polakë të caktuar për sfidën, të udhëhequr nga kryesori Damian Sylvestrzak.

Kombëtarja do të luajë nesër në “Air Albania” në orën 20:45 ndaj Letonisë ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, Grupi K. Po për këtë grup luhet në të njëjtën orë edhe ndeshja Serbi-Angli.

Renditja e Grupit K:

  1. Anglia           4 ndeshje, 12 pikë
  2. Serbia           3 ndeshje, 7 pikë
  3. Shqipëria      4 ndeshje, 5 pikë
  4. Letonia         4 ndeshje, 4 pikë
  5. Andorra        5 ndeshje, 0 pikë
1 nga 6

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›