E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtria siriane rikthehet në rrethinat e Damaskut

Aktivistët thonë se për të marrë kontrllin e këtyre rrethinave qeveria ka përdorur trupa të shumta dhe artilerinë. Sipas tyre, Saqba është ende nën bombardim.

Ushtria e Lirë Siriane është zhdukur por pretendon se ka ende prezencë në disa rajone. Të paktën 26 persona raportohet të jenë vrarë gjatë fundjavës në Damask. Aktivistët thonë se këto janë luftimet më të ashpëra në kryeqytet në këto dhjetë muaj kryengritje kundër Presidentit Bashar Al-Asad.

Ndërkohë, aktivistët thonë se anekënd Sirisë të dielën janë vrarë mbi 60 persona. Kjo ka ndodhur një ditë pasi Liga Arabe pezulloi misionin e saj monitorues në vend./Start/F. P/

                                                                                             2012-01-30 13:06
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›