Vidhen 900 bileta të derbit United - City

Më 6 maj në stdiumin e Wembley të Londrës, do të luhet ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Anglisë ndërmjet, Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt.
Ndeshja pritet me padurim në qytetin e Manchesterit, por dje kanë zbuluar se kanë humbur 900 bileta të kësaj ndeshje. Megjithatë policia angleze ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë autorin e vjedhjes së biletave.
Sipas mediave angleze është arrestuar një 39 vjeçar, i cili besohet se ka kryer vjedhjen e biletave gjatë transportit të tyre nëpërmjet postës.
Të dy klubet kanë sugjeruar tifozët e vet të mos blejnë bileta “në të zezë”, sepse nuk do të lejohen të hyjnë në stadium.