Basha, projekte për ish-të përndjekurit politikë
03/05/2011 Kandidati i mazhorancës
Kandidati i “Aleancës për Qytetarin” për Bashkinë e kryeqytetit, Lulzim Basha, ka premtuar për ish-të përndjekurit politikë mbështetje në strehimin e tyre. Duke qenë i pranishëm në një takim me simpatizantë të Partisë së të Drejtave të Mohura e Re, Basha tha se, nëse gjatë gjithë këtyre viteve kësaj kategorie qytetarësh u janë mohuar shumë të drejta, gjatë drejtimit të Bashkisë së Tiranës do të bëjë të mundur që këto të drejta të mohuara të zvogëlohen. Po ashtu kandidati demokrat tha se në katër vjetët që do të vijnë do të bëjë të mundur që rrugët e Tiranës të mos kenë emrat e atyre që nuk kanë dhënë kontribut për kryeqytetin, por emrat e atyre që u sakrifikuan për demokraci. Basha tha se këta persona me shumë se askush tjetër janë ish-të përndjekurit politikë. Kryetari i Partisë së të Drejtave të Mohuara e Re, Fatmir Hoxha, tha se në garën për Bashkinë e Tiranës kjo parti mbështet Lulzim Bashën, si alternativa që do t’i shërbejë Tiranës pa ngjyra politike. Pas fjalës së tij Lulzim Basha zhvilloi një takim me drejtues të institutit të ish-të përndjekurve politikë. “Bashkia do të thotë ‘jemi ‘bashkë’ dhe qyteti është familja jonë më e madhe, ku në të nuk ka të fituar dhe të humbur”, - tha Basha.