Opozita: Skeme per qeveri teknike
Denis Dedej
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka mbledhur pasditen e djeshme aleatet e tij per t'iu komunikuar qendrimin dhe diskutoi me to rrugen qe do te ndjekin per te arritur objektivin e tyre. Ne kete takim qe zgjati me shume se nje ore, eshte vendosur qe protestat e opozites te vazhdojne, tashme jo deri ne hapjen e kutive te 28 qershorit, por deri sa vendi te shkoje ne zgjedhje te parakohshme. Burime brenda takimit bejne te ditur se tashme do te kete edhe nje strategji qe do te ndiqet per protestat. Kjo do te thote, se ne muajin dhjetor dhe ne janar do te kete nje vale protestash ne te gjithe vendin, sic eshte edhe paralajmeruar. Eshte vendosur qe vendoret te protestojne ne ditet ne vijim, ku protestat do te kene si objekt mbrojtjen e grupeve te interesit dhe per te dale e per te mbrojtur pensionet, bizneset e vogla etj. Te njejtat burime saktesojne se gjate takimit eshte hedhur dhe ideja e krijimit te nje qeverie teknike per miratimin e ligjeve per reformat integruese, pergatitjen e infrastruktures zgjedhore dhe me pas dergimin e vendimit ne zgjedhje te parakohshme. Pas takimit, kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, deklaroi se pozita u pergjigj me intrashixhencen e njohur, me gjuhen e karshillekut dhe te konfliktit. Ndersa kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela, deklaroi se do t'i pergjigjen cdo lloj provokimi me mase njerezish kompakte. "Qe do te thote me protesta masive ndaj cdo lloj gjuhe provokimi apo genjeshtre si ato qe kemi degjuar deri tani. Pushteti aktual ne rast se do mendoje se do trembi me represion, masa kompakte do te jete gjigante", deklaroi Ngjela. Nga ana tjeter, kryetari i Partise Demokristiane, Nard Ndoka, i kerkoi kryeministrit Berisha qe te kerkoje qe te pyese ministrin e tij te Mbrojtjes, se pse hipi siper tankeve ne '97, pikerisht per abuzimin me voten, per mungesen e demokracise, per dhunimin e zgjedhjeve te '96. "Keto ishin arsyet qe e bene te merrte akte ekstreme, duke qene nje nga protagonistet e nje revolucioni, te cilin sot e ka ne kabinet. Keto nuk do te ndodhin", tha Ndoka. Te gjithe aleatet kane qene ne nje qendrim: Protesta pa fund per te bere transparencen e zgjedhjeve dhe largimin e kesaj qeverie.