Rama: Berisha hap kutite ose largohu nga qeveria
Pas skadimit te ultimatumit Partia Socialiste ndryshon qendrimin e saj duke mos kerkuar me thjesht hapjen e kutive, por nese nuk ndodh nje gje e tille te largohet qeveria dhe vendi te hyje ne zgjedhje te parakohshme. Ky eshte vendimi i paraqitur dje nga kryetari i selise roze, Edi Rama, gjate mbledhjes se djeshme te zhvilluar me grupin parlamentar socialist, se bashku me sekretaret rajonale ne rrethe dhe kryetaret e degeve te PS ne te gjithe vendin. Gjate fjales se mbajtur ne kete takim, Rama deklaroi se Berisha mbylli ne menyren me te turpshme dhjete ditet e kohes per reflektim, qe e gjithe opozita shqiptare, i dhame jo ne emer te arsyes se forces po te forces se arsyes. "Ngriti doren ndaj nenes time, ndaj nenes se djalit tim dhe nenes se saj. Goditi rrethin tim familjar e miqesor. Pastaj edhe bashkepunetorin me te afert ne krye te partise. Dhe ne fund te dhjete diteve iu kthye grupit te deputeteve, duke nxjerre nga dollapi i armeve te vjetra te politikes se tij te perdale nje arme te sterperdorur ne vite, dosjen", deklaroi Rama. Sipas tij, Sali Berisha doli nga roli qe luante, kur pa 100 mije vete ne bulevard dhe kuptoi se ceshtja e kutive nuk ishte assesi nje loje brenda PS-se. Duke folur per akuzat e bera nga kreu i ekzekutivit, kryesocialisti kerkoi publikisht qe ta padisin menjehere Sali Berishen ne gjykate. "Tanime per opoziten kutite nuk jane i vetmi objektiv. Ne sot e tutje nuk do te kerkojme me thjesht hapjen e kutive, po largimin e Sali Berishes perderisa kutite nuk hapen. Hap kutite ose largohu, kjo do te jete kryefjala e protestes sone", shprehu qendrimin Rama. Sipas tij, protesta e tyre do te shtrihet ne te gjithe Shqiperine, permes nje opozitarizmi qe do te jete kudo ku shqiptaret perballen me pushtetin e se keqes. "Hap kutite ose largohu nese nuk u jep dot ketyre njerezve te varfer ate qe u takon me ligj e me zot. Hap kutite ose ik se ke vjedhur votat dhe me vota te vjedhura nuk mund te na japesh ato qe kemi pasur ne zemer e ne mendje kur hodhem voten tone", apeloi kreu i PS. D.Dedej