E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statuti i PS, gati pyetesori i ndryshimeve

Partia Socialiste shperndau dje gjate mbledhjes se grupit parlamentar socialist, ku ishin te pranishem dhe kryetaret e degeve socialiste ne rrethe, si edhe sekretaret e tyre, pyetesorin per ndryshimet ne statut. Pas mesazhit te bere publik nga kryetari i PS, Edi Rama, per rrugen qe do te ndjeke selia roze, pas skadimit te ultimatumit per hapjen e kutive, zyrtaret e larte socialist jane pajisur me nje dosje me dokumente orientues ku do te mbeshtet procesi i konsultimi per terheqjen e mendimeve nga struktura e partise. Po dje, jane dhene dhe orientimet nga kryetari i Asamblese Kombetare, Gramoz Ruci dhe sekretari per Ceshtjet Zgjedhore ne PS, Fatmir Xhafaj, per menyren qe do te ndiqet per te zhvilluar kete proces. Javen e ardhshme, deputetet socialiste do te zbresin ne baze dhe sebashku me kryetaret e degeve ne rrethe do te shperndajne pyetesorin, qe me pas do t'i drejtohet grupit te krijuar per ndryshimet statutore. Njekohesisht, pritet qe edhe kryetari Rama te zbrese ne baze per te diskutuar me anetaresine per ndryshimet e nevojshme. D.D

PYETESOR PER PERMIRESIME E NDRYSHIME NE STATUTIN E PSSH (Dokument orientues ku do te mbeshtetet procesi i konsultimit per terheqjen e mendimeve nga strukturat e partise)

1. Cili eshte mendimi juaj per Statutin aktual te Partise ?

• Ka nevoje per rishikim teresor te Statutit aktual, ne kuptimin qe ai te permbaje vetem parimet kryesore te organizimit dhe funksionimit te partise ne nivel vendor e qendror, ndersa rregullat, normat e procedurat e ndertimit, te marredhenieve, te funksionimit te strukturave dhe institucioneve te partise ne te gjitha hollesite te miratohen si rregullore pjese unike e nje Libri te Rregullave te PSSH, nga AK e PSSH duke percaktuar detyrimin e miratimit te ketyre rregulloreve me votim te thjeshte, me shumice te cilesuar dhe me vendimmarrje te zgjeruar?

• Nese po, cilat jane argumentet dhe propozimet konkrete per strukturen e tij?

• Nese jo, ne cilet kapituj ose pjese te vecanta te tij mendoni se duhen bere amendime e rregullime dhe cfare konkretisht? Ka nevoje per amendime dhe rregullime te pjesshme per kapituj te vecante te tij?

2. A ka luajtur rolin e duhur dhe a ka qene efikas ndertimi aktual i strukturave te

partise ne nivel vendor?

A. AS e bashkise/komunes.

• Cfare mendoni e propozoni te permiresohet ne ndertimin, perberjen dhe funksionin e kesaj strukture?

• A duhet te jene pjese perberese te tyre strukturat elektorale ne komunat e bashkite perkatese?

B. KS i rrethit.

• Cfare mendoni e propozoni per kete strukture?

• Mendoni te mbetet sic eshte?

• Mendoni te kthehet ne AS te rrethit dhe si duhet te ndertohet e strukturohet ajo?

• Mendoni te suprimohet KS i rrethit dhe ne vend te tij te krijohen KS i ZAZ ( Pra te krijohen 66 KS te ZAZ sipas Kodit Zgjedhor?

C. Konferenca Socialiste e Qarkut.

• Mendoni te mbetet si strukture ne gjendjen aktuale, me ate perberje dhe ato kompetenca?

• Mendoni se duhet ndryshuar si strukture, si perberje, si kompetenca?

• Si duhet te jete organizimi dhe drejtimi ne nivel qarku?

• Care mendime e propozime konkrete keni?

3. A duhet te kete rregulla te percaktuara ne Statut lidhur me organizimin e

funksionimin e strukturave te partise ne emigracion?

• Nese po, cfare propozimesh e mendimesh konkrete kini?

4. A duhet te kete norma e rregulla te sanksionuara ne Statut, sipas niveleve te

organizimit te saj, lidhur me funksionet elektorale te strukturave dhe pergjegjesite e

tyre ne cdo nivel ne zgjedhjet e pergjithshme dhe lokale?

• Cilat jane propozimet konkrete per secilin nivel te organizimit te partise duke filluar nga

OS, AS, KS, konference qarku etj.

5. Cfare efektiviteti ka sjelle zbatimi i parimit " nje anetar nje vote" ne zgjedhjen e

drejtuesve te partise ne nivel vendor e qendror?

• Te vazhdoje te zbatohet si deri me sot per zgjedhjen e delegateve te Kongresit, te Kryetarit te PSSH dhe te kryetareve te partise te bashkive/ komunave?

• Te zgjerohet me tej aplikimi i tij per zgjedhjen e drejtuesve dhe te perfaqesimit ne nivele te tjera?

• Te aplikohet vetem per zgjedhjen e delegateve te Kongresit dhe te Kryetarit te Partise?

6. A duhet te institucionalizohet mendimi ndryshe, pra oponenca kolektive e

organizuar brenda AK te PSSH dhe ne Kongresin e PSSH?

• Nese po jepni argumentet tuaj.

• Nese jo, a mendoni se ka vend per permiresime ne nenet per lirine e mendimit brenda PS?

• A mendoni se ne Statut duhen parashikuar masa disiplinore shtese lidhur me qendrime te individeve apo strukturave te caktuara, qe dalin ne kundershtim me vendimin politik te Partise?

• Cfare propozimesh konkrete keni?

7. A ka nevoje per percaktim te normave me te plota statusore per persosjen e

marredhenieve ndermjet:

• Kryetarit te Partise me Kongresin, AK te PSSH, Kryesine e PSSH, GPS;

• Te strukturave vendore me Kryesine, Sekretariatin dhe AK te PSSH;

• Te persosjes se drejtimit ne nivelin qendror te Partise;

• Te pergjegjesive te strukturave dhe institucioneve drejtuese te Partise ne nivel qendror e vendor.

8. A ka nevoje per norma e rregulla statusore per fuqizimin e drejtimit kolegjial dhe te

punes ne ekip ne cdo nivel organizativ te PS?

• Cilat mund te ishin ato konkretisht?

• A duhet bere percaktimi i normave te vendimmarrjes me votim sipas natyres se ceshtjeve ne cdo forum kolegjial duke filluar nga 50%+1 e deri ne votime te cilesuara?

9. Si e vleresoni nevojen dhe efikasitetin e veprimtarise se Komisioneve prane AK te

PSSH?

• A eshte e justifikuar veprimtaria e tyre e deritanishme dhe a jane te plota normat qe rregullojne ngritjen e funksionimin e tyre?

Ka nevoje per permiresime ne veprimtarine e tyre?

Cilat jane mendimet e propozimet tuaja per permiresim te perberjes, per percaktim me te sakte te rregullave qe lidhen me objektin e veprimtarise dhe te marredhenieve te tyre me vendimmarrjen e strukturave te partise kur partia eshte ne opozite dhe kur partia eshte ne qeverisje?

10. A mendoni se duhet te ridimensionohet roli dhe funksionet e Komisionit te

Garancive statutore?

Te ngrihet e te funksionoje ne nivel qendror dhe ne nivel qarku?

Te ngrihet e te funksionoje ne nivel qendror?

Te zgjerohen kompetencat e tij?

11. A ka nevoje per percaktim te rregullave me te plota statutore:

• Per marredheniet e PSSH me:

FGS

FRESSH

Sindikatat

^ Shoqerine civile

^ Grupet e interesit etj.

• Cilat do te ishin propozimet konkrete per permiresimin e punes me keto organizata e vecanerisht me FGS dhe FRESSH?

12. A ka nevoje per percaktim te rregullave me te plota statutore per menyren e

zgjedhjes se kandidaturave per funksione te caktuara ne parti dhe ne perfaqesimin

ne pushtetin vendor dhe qendror?

• Nese po, cfare mendimesh e propozimesh konkrete keni?

13. A duhet te kete rregulla statutore per miratim te buxhetit te Partise ne AK te

PSSH?

Per perberjen, menaxhimin e kontrollin e tij?

Per rritjen e kerkeses per pagesen e kuotave nga anetaresia dhe perfaqesuesit e saj;

Per rregulla shtese ne zbatimin e masave disiplinore te percaktuara ne Statut per shkarkim nga organet e zgjedhura partiake, heqje e te drejtes se votimit per zgjedhjet ne parti, c'regjistrim nga partia.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›