E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përcaktohet kalendari i Kampionatit të futbollit

Futbolli shqiptar ka përcaktuar kalendarin e kampionatit për sezonin 2009-2010. Ekipet Superligës dhe Kategorisë së Parë kanë njohur radhën e përballjeve. Tirana – Flamurtari do të jetë sfida kryesore e javës së parë për grupin e më të mirëve. Të dy këto skuadra do të luajnë më 16 gusht ndeshjen që do të përcaktojë fituesin e Superkupës në ndërsa 1 javë më pas do ta ketë radhën kampionati. Një kampionat që ish-futbollisiti, Altin Rraklli uron që të këtë një nivel më të lartë ndërsa parashikon edhe fituesin më të mundshëm e turneut sipas tij.
Altin Rraklli “Sipas meje skuadrat që kanë marrë pjesë në kupat e Europës janë më të gatshme për të përballuar kampionatin dhe sipas meje Dinamo është më favoritja për të fituar.”
Gramozi i Ersekës është debutuesi i këtij sezoni që ka po 12 ekipe dhe do të luhet me 3 faza. Interesante shfaqet Kategoria e Parë që në këtë kampionat ka shumë skuadra me emër që synojnë ngjitjen si Partizani, Elbasani, Lushnja, Luftëtari apo Besëlidhja. Formula e ngjitjes është po e njëjtë 2 pozicionet e para kalojnë direkt një kategori më lart, ndërsa vendi i tretë e katërt do të luajë takimet e play off me vendin e nëntë dhe të dhjetë të Superligës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›