Merimanga e zezë pickon 25 persona
Brenda tre muajve, 25 persona janë pickuar nga merimanga e zezë apo gjarpërinjtë. Shumica e këtyre rasteve i përkasin zonave rurale. Personat janë pickuar kryesisht gjatë punës në fusha. Sipas shefit të Toksikologjisë në Spitalin Ushtarak, disa nga rastet e paraqitura kanë qenë në gjendje të rëndë. Mjekët i quajnë normale numrin e rasteve të pickura nga gjarpëri dhe merimanga e zezë, por ata këshillojnë që menjëherë pas pickimit të merret kontakt me mjekun.
“Nuk duhet thithur vendi, as të lidhet se shkakton trauma më të mëdha, por duhet ngritur vendi ku është pickuar mbi nivelin e trupit.”
Mjekët këshillojnë të bëhet kujdes gjatë muajve të verës edhe në mjediset e shtëpisë, pasi merimangat e zeza mund të depërtojnë aty lehtësisht.