Përçarja si produkt i fushatës
Fushatat elektorale në demokraci, veçanërisht ato lokale, janë projektuar si forma konkurimi politik përmes të cilave përcaktohen individët dhe partitë që do t’i shërbejnë më mirë qytetarëve. Duke votuar, qytetari i beson politikës një pjesë të fatit të tij, çka automatikisht shndrrohet në kapital në duart e politikës, shndrrohet në pushtet të saj. Politika e riinveston këtë kapital sipas mënyrës që ka premtuar në fushatë, pra e riinveston atë në interes të qytetarit. Këtu fillon e zbulohet “mrekullia” e sistemit demokratik: politika nuk e investon kapitalin e mbledhur nga votat e qytetarëve vetëm te qytetarët të cilët kanë votuar për të, por e investon atë në interes të të gjithë qytetarëve të vendit, përfshi edhe ata që nuk kanë votuar, madje edhe ata që kanë votuar kundër. Një parti apo individ mbledh votat e një pjese të qytetarëve, por pushteti që merr pas zgjedhjeve, kapitali politik që krijon, i takon të gjithë qytetarëve të vendit, prandaj, edhe investohet në plotësim të interesave të të gjithë qytetarëve, jasht çdo diskriminimi. Merr votat e një pjese, por investon për të gjithë! Në këtë pikpamje, demokracia është edhe sistemi politik më i përshtatshëm i gjetur deri më sot, për sa kohë që konkurimin, betejat midis politikanëve, nuk i shndrron në përçarje të qytetarëve të saj, përkundrazi, i shndrron në mirëqënie, prandaj edhe në paqe për të gjithë qytetarët. Pas votimeve, qytetarët ndalojnë, marrin frymë thellë, pranojnë rezultatin dhe të qetë, pa asnjë pishman, i kthehen rutinës. Aq domethënës dhe substancial është ky mekanizëm apo kjo natyrë e demokracisë, saqë shkelja e tij, shtypja apo denatyrimi i saj, është në fakt një tregues substancialisht domethënës për të vërtetuar nëse kemi të bëjmë me një sistem demokratik apo një regjim, i çfarëdo natyre apo specifike qoftë ai. Nga ana tjetër, sa i mrekullueshëm duket ky mekanizëm, sa natyrore ekzistenca e tij, po aq edhe i brishtë është, po aq edhe i vështirë për t’u zbatuar. Të duket sikur vetëm një fill i hollë ndan luftën nga paqja, përçarjen nga jetesa e qetë dhe e përbashkët. Mbi të gjitha, si me çdo gjë naive e të dlirët, mekanizmi i marrjes së votave nga një pjesë e qytetarëve por përdorimi i pushtetit njësoj në shërbim të të gjithëve, është i ekspozuar rëndshëm ndaj spekulimit, abuzimit me të. Aq sa jo në pak raste, grindjet e pafund, përçarjet e mëdha popullore, deri vrasjet, helmatisjet e marrëdhënieve njerëzore, pra, të gjitha ato që krijohen për shkak të deformimit të këtij mekanizmi, për shkak të abuzimit me të, shtyjnë jo pak njerëz të mendojnë se ndoshta do të ishte më mirë të mos kishim fare zgjedhje, si dikur, në diktaturë, se sa të kemi zgjedhje siç i bëjmë sot. Mrekullia dhe fati i keq nuk janë larg njera tjetrës në demokraci.
* * *
Çdo ditë, pas pune, dëgjoj lajmet dhe çdo ditë, jo vetëm unë, por të gjithë shqiptarët, marrin lajme të këqija, të zeza, gati gati si nga një buletin lufte. Duket sikur po jetojmë West-in e dikurshëm. Dikush plagoset në zyrë, dikush vritet duke dalë nga lokali, dikush kërcënohet për t’u eleminuar, dikush plagoset nga një bombë. Ngjarjet ndodhin ditën, natën, në muzg, para njerëzve, pa u parë nga njerëzit, për motive politike, jo politike, të dobëta, jo të dobëta, mesatarisht të dobëta. Ato ndodhin në Tiranë, në një qytet tjetër të madh, në një fshat të vogël, në një kafene të humbur, në zyra, jasht zyrave, nga njerëz të pasur, nga njerëz të varfër, nga njerëz që merren me politikë, nga njerëz që nuk merren me politikë, ose merren rastësisht, për një kohë të shkurtër, sa të mbarojnë zgjedhjet. Pavarësisht të gjithave, një gjë nuk ndryshon: çdo ditë dikush ose e “ha”, ose bëhet gati për ta “ngrënë” ditën tjetër. Jam i sigurtë që të gjithë kanë filluar të pyesin, në mos të tjerët, të paktën veten: çfarë po ndodh me Shqipërinë?
* * *
Është fare e qartë që në Shqipëri është shkatërruar, ndoshta edhe pa lindur, mekanizmi që rregullon raportin midis votës së dhënë dhe përdorimit të pushtetit të marrë për shkak të saj. Dhe është po kaq e qartë, që të gjithë e dinë këtë gjë; që të gjithë e dinë se nëse vota e tyre, ruhet apo nuk ruhet fshehtësia e saj, që qëndrimi politik i tyre, bëhet apo nuk bëhet publik, do të jenë në favor të individit apo të partisë që nuk fiton, atëhere ai ose ajo duhet të përgatiten për t’u diskriminuar, për të mos përfituar njësoj me të tjerët nga qeverisja e ardhshme, për t’u lënë mënjanë, për t’u përplasur pas muri, për t’u shndrruar në qytetarë të dorës së dytë; përfundimisht, kjo klasë njerëzish kundërshtarë, duhet të përgatiten për të kaluar një dimër të gjatë katër vjeçar. Me qindra e mijra njerëz në këtë vend e shohin votimin për një forcë politike si një mundësi për të mos u hequr nga puna, si një mundësi për të marrë një licensë, për të bërë një ndërtim, për të marrë një kredi, për të marrë një diplomë, për t’u futur në një shkollë doktorature, për të marrë një titull akademik, për të mos dalë në pension, për të mos iu nënshtruar tatimeve, për të marrë një hipotekë, për të fituar një tender, për të mos u futur në burg, madje, një mundësi për të dalë nga burgu. Është si një luftë për jetë a vdekje, atje, në frontin më të çuditshëm të botës: në frontin e kutisë së votimit. Po fitoi partia ime, i marr të gjitha, po humbi partia, i humb edhe unë të gjitha! Kjo është “llotaria” më tragjike në Shqipëri. Duke e kalkuluar këtë “llotari” mbi abuzimin me pjesën më të ndritur të një sistemi demokratik, duke ia dedikuar pushtetin që u takon të gjithëve vetëm atyre që votojnë për pushtetarët e ardhshëm, pra, duke “shkulur” dhe hedhur tej përmbajtjen e demokracisë, duke e lënë këtë të fundit bosh përbrenda, me një tingëllim tragjik, politikanët shqiptarë më në fund ia kanë arritur qëllimit të ndërtojnë një Shqipëri të përçarë, një vend që punon për interesat e tyre, dhe jo ata për interesat e vendit dhe qytetarëve të tij.
* * *
Kjo psikologji primitive është bërë tashmë, fatkeqësisht, edhe një psikologji sunduese në Shqipëri. Si e tillë, ajo është shndrruar nga ana tjetër në bazën më të gjerë ku mbështetet botëkuptimi mbi votën dhe pushtetin, mbi marrjen dhe mbajtjen e këtij të fundit nga një forcë politike, veçanërisht e demonstruar nga qeverisja e PD në gjithë këto vitet e fundit. Qartësisht, e gjithë Shqipëria është përfshirë në një simbioze negative, të përmasave tragjike, veprimi i të cilës i ka pushtuar pothuajse të gjithë shqiptarët. Nga njëra anë, jo pak forca politike, veçanërisht PD, dhe veçanërisht në këtë fushatë zgjedhore, por edhe në fushatat e saj të mëparshme, madje edhe në fushatat për zgjedhjet qëndrore, po mundohet t’i largohet përmbajtjes politike të mesazheve të saj, përmbajtjes morale të politikës, duke i zëvendësuar ato me mesazhe thellësisht teknike, pa përmbajtje; thjesht, me mesazhe shifrash, kodesh, gjatësish. Kjo gjë, jo rrallë, e ka demotivuar në thelb qytetarin, votuesin. E ka zvogluar atë si të tillë, si qytetar, si votues, sepse e ka larguar atë nga problemet që ndesh demokracia e vendit të tij; ia ka fshirë shqetësimin, e ka bërë vulgar, të pa ndjeshëm, i ka riorientuar shijet e tij drejt një formimi jo demokratik. Thjesht, e ka shndrruar atë në një qytetar të papërgatitur për demokraci, të gatshëm ta “shkelë demokracinë me këmbë” sa herë t’i jepet rasti. E ka shtypur apo gjymtuar qytetarin në rolin e votuesit, e ka shndrruar atë në një votues që shpesh e ka të pamundur të vlersojë realisht çfarë shkon apo çfarë nuk shkon në dobi të demokracisë në Shqipëri, që shpesh e ka të pamundur t’i japë vëndin që meritojnë vlerat morale dhe historia e kandidatëve dhe e partive. E ka orientuar votuesin drejt një pragmatizmi vulgar, të pajisur me një vlersim thellësisht cinik për votën që zotëron, mënyrën se si e përdor atë, rrjedhimisht, e ka orientuar atë drejt psikologjisë primitive të shkëputjes së fatit personal nga ai i demokracisë së vendit të tij. Kjo psikologji primitive është shndrruar, nga ana tjetër, në bazën më të gjerë të marrjes dhe mbajtjes së pushtetit nga një forcë politike në Shqipëri. “Qorrimi” i qytetarit, shkurtimi i memorjes së tij politike, e ka motivuar dhe e motivon përditë politikën e sotme, veçanërisht politikën e partive që qeverisin, të bëjnë një fushatë në qendër të së cilës nuk vendoset demokracia, por sendet, interesat e ngushta të individëve, pra, jo zgjidhjet afatgjata, por interesat e momentit. Në thelb, fushata zgjedhore e këtyre ditëve synon zvoglimin e qytetarit si qytetar dhe nga ana tjetër, ky qytetar “i zvogluar”, i papërgatitur për demokraci, të mund t’i japë politikës edhe shansin e keq që të mos japë llogari, të mos tregojë përgjegjësitë që rëndojnë mbi të. Kjo gjë, me siguri që nesër do të sjellë një gjymtim edhe më të madh të demokracisë në Shqipëri, një qeverisje edhe më arrogante, edhe më të keqe, gjë që nga ana e vet do të vazhdojë të gjymtojë vlerat demokratike të qytetarëve, votuesve në përgjithsi, të cilët, nesër, do të rishndrrohen përsëri në një terren për një fushatë tjetër numrash, asfaltesh, pra edhe për një qeverisje vendore apo qëndrore akoma më pak demokratike. E mbërthyer në darën e kësaj simbioze negative, demokracia e këtij vendi ka hyrë në spiralen e vetshuarjes, të mungesës së të ardhmes. Dalja nga kjo spirale tashmë është shndrruar në një proces shumë të vështirë, të gjatë. Gjithsesi, dëmi është bërë dhe ai tashmë është i përmasave tragjike. Shqiptarët janë ndoshta qytetarët e fundit në Evropë që vriten për politikë, që japin jetën që zgjedhjet t’i fitojë ky apo ai kandidat, kjo apo ajo parti. Në vend që t’i bashkojnë, fushatat zgjedhore po i armiqësojnë shqiptarët njeri me tjetrin, çka është prova më tragjike se Shqipëria është shmangur tashmë nga rruga e ndërtimit të një demokracie të vërtetë, reale.