Perceptimi i korrupsionit, Withers: Situatë e trishtueshme, partitë luftë për pushtet
Partitë politike duhet t'i japin fund luftës për pushtet. Ky është apeli i ambasadorit amerikan në Tiranë John Withers i cili gjatë prezantimit të një sondazhi mbi perceptimin e korrupsionit edhe pse është përqëndruar në luftën ndaj këtij fenomeni i është referuar edhe situatës aktuale politike duke i kërkuar të gjitha palëve t'i japin fund luftës ndaj njëri tjetrit dhe të dëgjojnë zërin e qytetarëve. Gjatë gjithë komenteve ambasadori amerikan është treguar i kujdeshëm duke iu drejtuar të dy krahëve të politikës e duke i ngarkuar me përgjegjesi në përkeqësimin e situatës.
Sondazhi i realizuar nga IDRA dhe i mbështetur nga USAID konkludon se 91.8% e të intervistuarve mendojnë se korrupsioni tek zyrtarët publikë është disi ose shumë i përhapur. Po sipas këtij sondazhi me të korruptuarit në sytë e qytetarëve janë doganierët, tatimorët, mjekët dhe ministrat, ndërkohë që institucionet tek të cilat besojnë më pak është agjensia e kthimit të pronave dhe partitë politike. Ky sondazh tregon se gjatë vitit 2010 është përkeqësuar situata e gjyqësorit dhe prokurorisë pasi qytetarët besojnë më pak tek këto institucione se sa një vit më parë