E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD e PS pas Brukselit, deputetët akuza të ndërsjellta për mungesën e draftit

Takimi vjetor i Komitetit të Stabilizim Asocimit nuk konkludoi me një draft final rekomandimesh dhe për më tepër nuk ndihmoi afrimin e qëndrimit të maxhorancës dhe opozitës. Pas dy ditë takimesh në Bruksel, PD-ja dhe ajo socialiste ruajnë të njëjtat qëndrime për situatën politike duke bërë që zgjidhja të duket e largët. Për më tepër edhe njëherë tjetër partitë politike e kanë lexuar ndryshe deklaratat e figurave të rëndësishme të BE.
Mungesa e rekomandimeve në fund të takimit, nga ana e maxhorancës arsyetohet me kërkesat antikushtetuese të opozitës, ndërkohë që socialistët tek kjo një dëshmi të mungesës së vullnetit të shumicës për transparencë të zgjedhjeve.
Përgjatë dy ditëve të zhvillimit të takimit të Stabilizim Asocimit jo vetëm maxhoranca dhe opozita lëshuan deklarata të ashpra ndaj njëra tjetrës, por ato përçanë edhe Parlamentin Europian të cilët u ndanë në qëndrimin e tyre ndaj grevës së urisë dhe transparencës së zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›