Percillet ne banesen e fundit Ziver Veizi demostruesi qe u vra ne proteste

Banore te Gjirokastres percollen sot ne banesen e fundit Ziver Veizin demostruesin qe u vra ne protestat e 21 janarit. Udheheqes te Partise Socialiste te opozites bene homazhe prane trupit te te ndjerit te vendosur ne seline vendore te kesaj partie.
Banore te Gjirokastres dhe te ardhur nga qytetet fqinje percollen sot ne banesen e fundit Ziver Veizin njerin nga tre demostruesit qe u vra ne incidentet e dhunshme ne protesten e 21 janarit ne Tirane.
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deputete te Qarkut te Gjirokasters dhe te Sarandes si dhe drejtues te larte te kesaj partie bene homazhe prane trupit te te ndjerit qe u vendos ne seline vendore te Partise Socialiste ne Gjirokaster. Per rreth dy ore qindra njerez moren pjese ne heshtje ne homazhet ne nderim te viktimes.
Familjare te Veizit kerkuan qe drejtesia te hetoje sa me shpejt vrasjen e njeriut te tyre. Me pas trupi i viktimes u percoll per ne fshatin e lindjes Zenelaj rreth 15 kilometer larg qytetit te Gjirokastres. Veizi ishte nje aktivist i njohur i socialisteve lokale dhe ishte kthyer nga Greqia per te marre pjese ne demostraten e opozites. Ai u qellua me arme zjarrri ne rrethana ende te pasqaruara nga organet e drejtesise ne Shqiperi.
Komuniteti nderkombetar i ka bere thirrje Prokurorise ne Shqiperi te zbardhe plotesisht ngjarjet ne demostraten e 21 janarit dhe te vere perpara drejtesise autoret. Homazhe u bene sot nga drejtuesit e opozites edhe ne qytetin e Fierit ne nderim te Faik Myrtos nje tjetri aktivist te opozites qe humbi jeten ne demostraten e 21 Janarit ne Tirane.