Dioguardi Akuzat e Martit pjese e nje fushate te orkestruar

Shirley Dioguardi eksperte juridike e ceshtjeve te Ballkanit thote se udheheqja e Kosoves nuk duhet te shkoje ne bisedime me Beogradin nese Serbia nuk njeh me pare pavaresine e Kosoves. Zonja DioGuardi mendon se akuzat e fundit te europarlamentarit Dik Marti jane pjese e nje fushate te orkestruar nga Serbia qe ka si qellim te fundit marrjen e veriut te Kosoves. Zonja Dioguardi punon prane Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane ne Nju Jork.
Zeri i Amerikes Zonja Dioguardi a mendoni se raporti i Dik Martit drejtohet kunder pavaresise se Kosoves apo eshte thjesht nje kerkim i se vertetes
Shirley Dioguardi Nuk mund te them aspak se eshte nje kerkim i se vertetes. shte pikerisht e kunderta. Akuzat e tij drejtohen kunder Kosoves jane nje perpjekje per te diskredituar shqiptaret per te kriminalizuar UK-ne si dhe nje perpjekje tjeter qe nga mabrimi i luftes me 1999 per te krijuar nje parodi false mes autoreve te krimeve dhe viktimave. Sepse mendoni u zhvendosen 4 milion njerez 200 mije njerez u vrane myslimane te Bosnjes dhe shqiptare te Kosoves.
Zeri i Amerikes Pra per ta permbysur tablone
Shirley Dioguardi Po. Si dhe per te thene se te gjithe duhen fajesuar njelloj. Ne fakt sapo mbaroi lufta makina e propagandes serbe filloi te krijionte nocionin se problemi ishin kosovaret dhe boshnjaket pra te gjithe kishin gisht ne ate qe ndodhi ne Ballkan.
Zeri i Amerikes Por si mund ta dime nese Dik Marty ishte pjese e asaj makine
Shirley Dioguardi Kete mund ta shikosh qarte ne raportin e tij i cili eshte i mbushur me pergjithesime. Ai krijon nje tabllo sikur kosovaret jo vetem kryeministri Hashim Thaci apo UK-ja por sikur shqiptaret jane pjese e nje shoqerie klanesh sikur te gjithe ata jane te perfshire ne trafiqe droge dhe krim te organizuar. Se dyti menyra se si e paraqiti ai raportin perpara botes. Ai e zbuloi ate ne Rusi dhe ne Serbi por kurre nuk ia paraqiti kerkimet qe po bente qe nga viti 2008 ndonje institucioni nderkombetar. eshtja tjeter qe duhet te mendojme eshte kjo A mund ta besojme ne pohimin e tij se Kombet e Bashkuara NATO-ja Bashkimi Evropian qeveria amerikane udheheqja shqiptare ne Shqiperi dhe ne Kosove pra a mund te besohet se te gjithe keta ia dolen ta fshehin per vite me radhe kete informacion nga Dik Marti dhe nga prokurorja e Hages karla del Ponte
Zeri i Amerikes eshtja qe shtrohet tani eshte se si duhet te hetohen keto akuza
Shirley Dioguardi Dik Marti ka filluar te terhiqet pak. Arsyeja eshte se ai po zbulon veten. Barra e proves tani bie mbi te. Ne nuk duhet te shqetesohemi per kete. Ata le ta fillojne hetimin. Mendoj se do te ishte gabim qe shqiptaret te mendojne se ketu duhet te perqendrohet vemendja jone. Vemendja jone duhet te perqendrohet te ajo qe ndodhi pas korrikut 2010 kur Gjykata Nderkombetare e Drejtesise u shpreh se pavaresia ishte e ligjshme pra qe Kosova ishte vend sovran.
Zeri i Amerikes Pra ju mendoni se koha qe u zgjodh ishte problemi
Shirley Dioguardi Jo vetem koha qe u zgjodh por mendoj se kjo ishte pjese e nje perpjekjeje me te madhe. Pra sapo Gjykata Nderkombetare e Drejtesi dha opinionin e saj u hodh ideja e bisedimeve mes Prishtines dhe Beogradit. Na u tha se nuk duhet te shqetesohemi pasi bisedimet nuk kane lidhje me statusin e Kosoves. Nuk jam aspak dakord sepse ceshtja ka te beje pikerisht me statusin e Kosoves. Ka nje kembengulje qe keto bisedime te reja te behen sepse perpjekjet e Beogradit qe nga mbarimi i luftes kane patur nje qellim te vete nuk kane qene per te marre te gjithe Kosoven por per te marre veriun. Ato qe kemi pare duke filluar nga muaji korrik dhe tani me raportin Dik Marti kane patur si qellim te dobesonin udheheqjen politike te Kosoves pra udheheqjen politike qe do te shkoje ne keto bisedime. Prandaj une mendoj se eshte koha te ngulet kembe se udheheqja e Kosoves nuk do te shkoje ne keto bisedime nese Serbia nuk njeh me pare pavaresine e Kosoves.
Zeri i Amerikes Pra ju nuk shikoni ndonje baze per te shkuar ne keto bisedime
Shirley Dioguardi Por cfare do te zgjidhej ne kete bisedime
Zeri i Amerikes eshtje praktike per shembull...
Shirley Dioguardi Por cilat mund te ishin keto ceshtje praktike eshtja e pare qe do te shtrohej ne tryeze do te ishte situata ne veri. Mendoj se komuniteti nderkombetar ne vend qe ti kerkonte Prishtines dhe Beogradit te shkonin ne kete rruge duhet te pyese vetveten perse nga casti kur Kosova u be e pavarur veriu doli jashte kontrollit. Ata qe kishin klidhje me strukturat paralele filluan te djegin pikat doganore dhe gjykatat apo ndertesat e policise. Ne atje kemi pare vetem veprimtari te paligjshm. Per vite me radhe perendimi e la pas dore kete. Ndersa tani po u kerkojne shqiptareve te bejne me shume leshime. Persa i perket akuzave te Dik Martit pyetja qe do tu shtroja une udheheqesve shqiptare te Kosoves eshte ku ishit ju gjate ketyre tre vjeteve kur akuzat u ngriten per here te pare. Perse nga ana e shqiptareve te Kosoves dhe te shqiptareve kudo ne bote nuk pati nje perpjekje te perbashket per te thene se edhe ne do te shprehim pikeapmajen tone
Zeri i Amerikes Pra ju mendoni se ata e nenvleresuan kete
Shirley DioguardiJo vetem qe e nenvleresuan por nuk bene asgje ne nivelin e marredhenieve publike dhe te diplomacise per te paraqitur pikepamjen shqiptare te konfliktit ballkanik per te sjelle te verteten ne kete diskutim. Pra Beogradi u lejua ta vazhdonte luften me mjete te tjera.
Zeri i Amerikes Si mund ti shkohet te vertetes deri ne fund
Shirley Dioguardi Nuk mendoj se e verteta eshte dicka qe duhet kerkuar. Ne kemi pare te njejtin model qe perseritet vazhdimisht madje qysh nga shpallja e pavaresise ne shkurt 2007. Por edhe udheheqesit e shqiptareve te Kosoves duhet te shikojne veten e tyre ne pasqyre.
Zeri i Amerikes fare pyetje duhet ti bejne ata vetvetes
Shirley Dioguardi Ne kete moment ka rendesi qe edhe shqiptaret te shikojne veprimet e tyre. Do te permendja dy aspekte. Njeri eshte korrupsioni i cili eshte dicka reale. Pohimet se udheheqja e larte eshte e nderlikuar ne trafikun e heroines natyrisht kjo eshte absurde sepse nuk ka prova. Por ne e dime se ka korrupsion brenda qeverise se udheheqesit po e pasurojne veten dhe nuk po shikojne nga e mira e perbashket. Sepse eshte e papranueshme qe ne Kosove te kete 45 perqind papunesi. E dyta eshte puna qe duhet bere persa i perket marredhenieve me publikun. Sepse shqiptaret nuk kane patur nje fushate te organizuar ne kete aspekt dhe i kane lejuar serbet te thone cte duan.
Zeri i Amerikes Pra a mendoni se tani qe do te formohet qeveria e re Kosova ka rastin te rishikoje diplomacine e saj dhe ne cfare nivelesh
Shirley Dioguardi Patjeter dhe ne te gjitha nivelet. Per mendimin tim eshte koha qe udheheqja shqiptare ta kuptoje per shembull se nuk mund te shftrytezohet ceshtja e emerimit te ambasadoreve per interesa politike. Ne Kosove ka shume e shume njerez te talentuar dhe inteligjente mjaft te edukuar qe jane ne gjendje te paraqesin mire Kosoven. Por le te mos harrojme se asnjehere nuk eshte vone per te ndryshuar.