E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti shqiptar ngre nje komision hetimor per ngjarjet e dhunshme te 21 janarit

Parlamenti shqiptar zhvilloi ne mbremje nje seance te jashtezakonshme ku u miratua ngritja e nje komisioni hetimor per ngjarjet e dhunshme te dites se premte. Ne seance moren pjese vetem deputete te shumices Partise Demokratike dhe Levizjes Socialiste per Integrim. Komisioni hetimor sipas vendimit te miratuar do te kete 11 antare dhe do te shqyrtoje rrethanat qe sollen ngjarjet e dhunshme para selise se kryeministrise ku humben jeten 3 qytetare dhe u plagosen dhjetera te tjere protestues dhe police.

Kryeministri Sali Berisha tha ne kete seance se drejtuesit kryesore te Partise Socialiste te opozites organizuan dhe zbatuan nje skenar per grusht shteti per te marre ne kontroll seline e qeverise me grupe kriminelesh te paguar. Zoti Berisha tha se komisioni parlamentar duhet te hetoje edhe veprimtarine e institucioneve te tjera shteterore para dhe gjate protestes se dhunshme. Ai e quajti te papranueshme vendimin e prokurorise se pergjithshme per te arrestuar gjithe drejtuesit e Gardes Kombetare te cilet perkundrazi sakrifikuan se bashku me forcat e rendit publik per te mbrojtur institucionet demokratike. Zoti Berisha tha se kryeprokurorja Ina Rama urdheroi arrestimin e udheheqesve te Gardes pa asnje hetim paraprak dhe pa asnje fakt duke shprehur dyshimet se ky ishte mesazhi me i keq qe mund tu jepet njerezve te botes se krimit. Sipas tij drejtuesit e Gardes kane shprehur gadishmerine per cdo hetim dhe cdo bashkepunim qe kerkohet nga prokuroria nderkohe qe jane ne krye te detyres shteterore.

Para seances se parlamentit qeveria zhvilloi po ashtu nje mbledhje te jashtezakonshme ku u analizua situata e krijuar me rendin publik dhe marredheniet me opoziten. Qeveria e zhvilloi mbledhjen pasi kryeministri Berisha zhvilloi nje seri takimesh me ambasadore te vendeve antare te NATO-s dhe Bashkimit Europian per te diskutuar zhvillimet e fundit.

Kryetari i Partise Socialiste te opozites Edi Rama mori dje pjese ne ceremonite mortore te dy viktimave te protestes ne Fier e ne Gjirokaster duke bere pergjegjese per vrasjen e tyre policine dhe Garden Kombetare. Zoti Rama tha ne nje takim me shtypin ne mbremje vone se demonstruesit ishin paqesore dhe pergenjeshtroi akuzat e kryeministrit se opozita zbatoi nje skenar per grusht shteti. Ai tha se pas nje jave te premten tjeter perkrahesit e opozites do te zhvillojne nje tjeter tubim proteste.

Qeveria dhe opozita kane nisur qysh nga e premtja nje seri konferencash ku akuzojne njera-tjetren per ngjarjet ndersa prokuroria ka ngritur nje grup hetimor qe po merr ne pyetje deshmitaret dhe te plagosurit si dhe po shqyrton dokumenta dhe kaseta filmike per te ndricuar te verteten mbi shperthmin e dhunen disaoreshe mesditen e te premtes gjate tubimit te organizuar nga Partia Socialiste. Sipas statistikave te pjesshme nga spitalet krahas 3 te vdekurve gjate protestes jane plagosur 45 qytetare 81 gardiste 27 police.

Presidenti i Shqiperise Bamir Topi dhe ambasadoret e SHBA BE dhe britanise se Madhe bene thirrje per rikthimin e dialogut politik mes forcave politike dhe te ndalet dhuna e metejshme. Ambasadori i SHBA-ve ne Shqiperi Aleksander Arvizu tha ne nje konference se ngjarjet e te premtes ne Shqiperi shenojne nje kthim prapa per vendin. Ambasadori Arvizu beri thirrje qe te shmangen protesta te ngjashme ne te ardhmen. Ai tha se nga keto ngjarje nuk pati fitimtare por vetem te humbur. Sipas tij dhuna gjate protestes duhej shmangur por e drejta per tu tubuar lirisht vjen bashke me pergjegjesine per te bere gjithcka qe tubimet te jene paqesore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›