E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove perfundojne rivotimet ne Mitrovice

Ne oren 19 perfundoi rivotimi ne komunen e Mitrovices te cilat pasuan parregullsite e shfaqura ne zgjedhjet e pergjithshme te 12 dhjetorit. Rreth 80 mije votues u detyruan te dalin serish ne votime nderkaq votimet u ndoqen nga nje numer i konsiderueshem i vezhguesve vendas e nderkombetare.

Nje pjese e partive politike edhe sot jane ankuar per parregullsi sikurse edhe vezhguesit e koalicionit Demokracia ne Veprim te cilet thane se edhe sot ka pasur raste te votimeve te hapura dhe atyre familjare probleme keto qe kane percjelle pothuajse te gjitha zgjedhjet ne Kosove. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se votimet jane zhvilluar pa ndonje problem te theksuar qe do te mund te ndikonte
ne procesin e zgjedhjeve.

Pjesemarrja ne votime ishte me e vogel dhe sipas Komisionit Qendror te zgjedhjeve ka arritur ne 26.76 per qind.

Dita e sotme pritet ti jap fund procesit te zgjedhjeve te parakohshme parlamentare nje proces ky qe filloi me 12 dhjetor te vitit te kaluar por u zgjat per shkak te parregullsive te shfaqura gjate tij. Sipas rezultateve te deritashme te votimeve per pushtetin qendror fituese eshte Partia Demokratike e Kosoves me 32 per qind te votave ndersa ajo pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosoves me 24.7 per qind

Vetevendosja me 12.6 per qind Aleanca per Ardhmerine e Kosoves me 11.2 per qind dhe Aleanca Kosova e Re me 7.3 per qind. Lidhja Demokratike e Dardanise dhe Partia Fryma e Re nuk kane arritur te kalojne pragun zgjedhor meqe te dyja kane nga 2.2 per qind te votave.

Rivotimet e sotme nuk pritet te ndikojne ne renditjen e partive politike por mund te ndikojne ne radhitjen e deputeteve te parlamentit 120 vendesh te Kosoves.

Rivotimi i sotem ka zgjatur edhe procesin e krijimit te qeverise se re meqe vertetimi i rezultatit te zgjedhjeve nuk mund te ndodhe para javes se pare te muajit shkurt.

Zgjedhjet e 12 dhjetorit ishin te parat qe nga shpalla e pavaresise se Kosoves ne shkurt te vitit 2008 dhe te parat te parakohshme qe nga viti 1999. Si te tilla ato jane pare si nje sprove per qendrueshmerine dhe demokracine e shtetit te ri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›