E Shtunë, 31 Tetor 2026

Percillet ne varreza viktima e Policanit

Pothuajse te gjithe banoret e qytezes se Policanit, kane marre pjese ne kortezhin mortor te punetores se uzines se armeve, Suzana Kapxhiu, e cila humbi jeten mengjesin e se martes gjate nje shperthimi te nje djegoreje, brenda ambienteve te uzines.

45-vjecarja Kapxhiu eshte percjelle perpara pak minutash nga familjaret, koleget e saj si edhe nga autoritetet lokale per ne banesen e fundit.

Ne familjen Kapxhiu ka bere ngushellime edhe kreu i Ministrise se Mbrojtjes, Gazmend Oketa dhe zyrtare te tjere te larte te kesaj Ministrie. Kapxhiu ishte nene e dy femijeve dhe punonte prej 15 vjetesh ne repartin e demontimit te armeve ne Polican.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›