Arrihet akordi, Maikonkalon te Reali i Madridit
MADRID- Interi dhe Reali i Madridit kanë arritur akordin për kalimin e Dagllas Maikon te klubi spanjoll. Ky transferim është përfolur që prej vajtjes së Murinjos te Reali, por tashmë gjërat janë drejt përfundimit. Zikaltërit do të marrin 28 milionë euro nga shitja e brazilianit, plus disa bonuse të ndryshme që lidhen me trofetë e fituar. Për momentin, mungon vetëm akordi mes Maikon dhe klubit të Realit të Madridit, por duket se ky është një problem i papërfillshëm.
Anësori brazilian do të firmosë një kontratë 5 vjeçare, nga e cila pritet të përfitojë rreth 6 milionë euro në sezon. Pas largimit të Mario Balotelit, Interi humb kështu një tjetër futbollist të rëndësishëm. Dagllas Maikon konsiderohet sot për sot si mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë dhe një nga pikat më të forta të skuadrës që fitoi Champions League sezonin e shkuar.
E gjithë marrëveshja pritet të përfundojë brenda 48 orëve, duke parë se diferenca mes ofertës së Realit dhe kërkesës së futbollistit, është shumë e vogël. Me shitjet e Balotelit dhe Maikon, por edhe me paratë e fituara nga Liga e Kampioneve, presidenti Masimo Morati ka në dispozicion një shumë prej 163 milionë eurosh për t’i shpenzuar në merkato. Objektivat e Interit mbeten Maskerano e Kajt, dy futbollistë që Benitez i ka patur te Liverpuli.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)