Perdhunohet 13-vjecarja, pranga te dyshuarit
Nje 22-vjecar, nga qyteti i Lushnjes, eshte ndaluar dje, i akuzuar se ka perdhunuar nje te mitur. Burime nga policia vendore bejne te ditur se Kleviol Ahmetaj, banor i lagjes "Kadri Qystri", eshte prangosur pas denoncimit te 13-vjecares me iniciale B.L., e cila eshte paraqitur ne polici se bashku me prinderit. Vajza ka treguar se i riu e ka marre duke e mashtruar dhe e ka cuar ne nje nga motelet e qytetit, ku ka ushtruar ndaj saj dhune fizike, psikologjike e seksuale. Pas denoncimit, minorenia e shoqeruar nga prinderit ka kryer nje vizite gjinekologjike ne spitalin e qytetit. Burime nga policia bejne te ditur se akti i ekspertimit i firmosur nga mjeku ligjor konfirmon se mbi 13-vjecaren eshte ushtruar dhune fizike dhe seksuale. Pas marrjes se kesaj prove, policia e Lushnjes eshte nisur ne kerkim te Kleviol Ahmetajt. I riu eshte prangosur ne nje nga lokalet e qytetit. Ai eshte shoqeruar ne ambientet e policise dhe eshte marre ne pyetje. Por i riu ka kerkuar asistencen e nje mbrojtesi ligjor dhe seanca eshte shtyre ne pritje te caktimit te nje avokati.
Xh. Beharaj
Xh. Beharaj