E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton perdhunimin e 53-vjecares, pranga fqinjit

Nje 50-vjecar, me origjine nga qyteti i Lacit dhe banues ne lagjen numer 16 te qytetit te Durresit, eshte arrestuar ne flagrance dy dite me pare, i akuzuar se ka tentuar te perdhunoje nje fqinjen e tij. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresit bejne te ditur se Pashk Gjonaj, i martuar dhe me femije, eshte prangosur pas denoncimit te nje 53-vjecareje, edhe kjo banore e lagjes periferike numer 16. Gruaja ka treguar perpara oficereve te policise gjyqesore se ngjarja ka ndodhur rreth ores 09:30 te mengjesit te dy diteve me pare, ndersa ajo ndodhej e vetme ne banese. "Bashkeshorti im ishte nisur per ne pune, kur ra zilja dhe ne dere u shfaq fqinji", ka treguar 53-vjecarja. Kerkoi te hynte brenda, por une nuk pranova. Atehere shtyu deren dhe tentoi te me kapte me force". Policia e Durresit beri te ditur dje se gruaja i eshte nenshtruar nje vizite mjekesore, e cila ka konstatuar demtime fizike ne pjese te ndryshme te trupit te 53-vjecares. Pas marrjes se aktit te ekspertimit dhe kallezimit te se demtuares, policia ka proceduar me arrestimin ne flagrance te 50-vjecarit.

K. Jaupaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›