Përdhunoi vajzën e mitur të partneres, fqinjët: 47-vjeçari njihej si pedofil
DELVINE - Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Delvinë, ku një 47-vjeçar ka përdhunuar një 8-vjeçare, vajzën e gruas me të cilën bashkëjetonte. Ka qenë nëna e të miturës, ajo që ka denoncuar në polici abuzimin seksual që bashkëjetuesi i saj, shtetasi Pandeli Anagnosti ka kryer me vajzën vetëm 8 vjeçe.
Banorët e fshatit Krane, ku ndodhi ngjarja, kanë thënë për "Gazetën Shqiptare" se Pandeli Anagnosti njihej si njeri i 'shthurur' dhe se kishte prirje seksuale ndaj të miturve. 47- vjeçari nuk ishte martuar asnjëherë dhe nuk kishte pranuar të celebrohej as me nënën e viktimës së abuzimit të tij, 8-vjeçares. Panajoti ishte i dashuri i nënës së vajzës 8-vjeçare dhe bashkëjetonte me të e dy fëmijët e saj (vajzën dhe një djalë), por ndërkohë ishte i papunë.
Madje sipas banorëve "më shumë rrinte i dehur se esëll" dhe shpeshherë kjo gjë bëhej shkak për debate mes çiftit. Gruaja e akuzonte se po i shkatërronte ekonomikisht dhe nuk punonte. "Profesioni i tij ishte të bridhte. Na vjen keq për vajzën e shkretë, por nga ai mund të prisje gjithçka", - shprehen banorë të fshatit Krane.
Pandeli Anagnosti kishte punuar më parë si emigrant në Greqi dhe që kur ishte kthyer, vetëm pinte duke harxhuar edhe ato që kishte kursyer. "Ai e ka mashtruar 8-vjeçaren, duke shfrytëzuar faktin që nëna e vajzës nuk gjendej në shtëpi", - thonë banorët.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)