E Diel, 1 Nëntor 2026

Përdhunues të ndëshkuar në mënyrën më ekzemplare

Richard Thomas

Richard Thomas

Janë dy lajme që vijnë brenda një ditë nga dy kontinente të ndryshme, por që i lidh një fije e përbashkët.

Janë dy përdhunues të ndëshkuar në mënyrë ekzemplare.

Kështu, një person i arrestuar në Britaninë e Madhe pasi kishte përdhunuar një grua, mendohet se ka marrë prej saj virusin vdekjeprurës HIV.

Richard Thomas, 27 vjeç, u shemb përtokë kur policia e informoi se gruaja që kishte përdhunuar ishte e infektuar me virusin fatal.

Thomas e njihte gruan dhe e dinte që ishte sëmurë, por nuk e kishte menduar kurrë se ajo ishte me HIV.

Në një tjetër zhvillim, një burrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është liruar përfundimisht nga të gjitha akuzat pasi vrau një person, të cilin e gjeti duke i përdhunuar vajzën e tij 5 vjeçare.

Babai 23 vjeçar u lirua nga akuzat pasi ligjet e shtetit të Teksasit e autorizojnë përdorimin e forcës vdekjeprurëse për të ndaluar një sulm të rëndë seksual.

Telefonata e tij në numrin 911 mbështet pretendimet e babait.

Ai telefonoi për të ndihmuar personin që e kishte goditur me grushte me sa kishte mundur pasi e kapi duke i përdhunuar vajzën./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›