E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historia e pazakontë e një të burgosuri lufte

robert campbellNjë ushtar britanik, që u lirua nga një kamp me të burgosur të Luftës së Parë Botërore në Gjermani për të parë nënën që po i vdiste, e mbajti premtimin e dhënë ndaj Perandorit gjerman dhe u kthyer sërish në burg.

Siç raporton Daily Mail, kapiteni Robert Campbell, 29 vjeç, u kap nga forcat gjermane pak pasi Britania i shpalli luftë Gjermanisë në korrik të vitit 1914.

Por pas dy vitesh qëndrim në burgun e Magdeburg, ai mori një lajm se mamaja e tij, Louise ishte duke vdekur.

Ai i shkroi një letër Perandorit Wilhelm II, duke iu lutur që ta lejonte të shkonte në shtëpi për të parë mamanë edhe njëherë.

Për çudi, lideri gjerman i dha lejen e kërkuar, duke e lënë të lirë oficerin britanik për dy javë, me kusht që të kthehej.

E vetmja garanci ishte fjala e tij si oficer.

Ai u kthye në shtëpi dhe kaloi një javë në dhjetor të vitit 1916 me mamanë që po vdiste nga kanceri.

Më pas ai e mbajti premtimin dhe u kthye në burg, ku edhe qëndroi deri në vitin 1918, kur mbaroi edhe lufta.

Historia e jashtëzakonshme është zbuluar nga historiani Richard Van Emden, 48 vjeç./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›