E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Përdor gjuhë të vrazhdë”, Garo i përgjigjet Nikollës: Berisha ruan gjithnjë etikën!

Drejtoresha e Komunikimit për Komisionin e Rithemelimit, Floriana Garo ka reaguar pas deklaratës së bërë nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla në DW, se Sali Berisha ka spikatur ndër vite për gjuhën e vrazhdë. Garo thekson se Berisha ka ruajtur gjithnjë etikën në denoncimet e herëpashershme të shkeljeve të rregullores së Parlamentit nga Nikolla, për mbrojtjen e Kryeministrit Rama. Garo shton se Berisha do vijojë të jetë jetë një zë i fortë ndaj abuzimeve të pushtetarëve, në mbështetje të luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

“Ne pergjigje te vleresimit te gazetares se DW, e cila gjate nje interviste me kryetaren e Parlamentit shqiptar ngriti pyetje mbi sulmet me fjale te Z. Berisha ndaj Znj. Nikolla, ne respekt te punes se gazetareve dhe opinionit publik, sqarojme se: Berisha ka ruajtur gjithnje etiken ne denoncimet e vazhdueshme te shkeljeve te hapura te rregullores se Parlamentit nga Znj. Nikolla, per te mbrojtur Edi Ramen por Z. Berisha ka qene dhe do te vazhdoje te mbetet nje ze i forte ndaj abuzimeve te saj dhe pushtetareve te tjere ne cdo rrethane; nje ze i forte ne mbeshtetje te luftes kunder mega-aferave korruptive te qeverise dhe lidhjeve te saj me banda me te rrezikshme ne rajon te cilat sot po denoncohen nga drejtesia e vendeve te BE. Ai do jete pa medyshje nje ze i ashper ndaj grabitjes se prones publike, rritjes tejet te rrezikshme te borxhit publik dhe eksodit masiv te rinise nga vendi dhe rrenimit keshtu te te ardhmes se shqiptareve. Sfidat e parlamentit shqiptar nuk vijne nga denoncimi i pakompromis i ketyre dukurive tashme te njohura publikisht dhe boterisht, por vijne nga bashkefajesia e kesaj maxhorance ne aktivitetet e mesiperme”, thotë Garo.

Kryeparlamentarja Nikolla në përgjigje të pyetjes së bërë nga DW, tha se Berisha ka përdorur gjithnjë një gjuhë të vrazhdë, por sipas saj, është me rëndësi fakti që mazhoranca ruan etikën dhe respekton rregullat e Kuvendit.

“Është e vërtetë që personalisht zoti Berisha ka spikatur në vite për gjuhën e vrazhdë. Por e rëndësishme është që mospërgjigja me të njëjtën monedhë, ruajtja e etikës, dhe mbi të gjitha mbështetja fort në rregullat që ka parlamenti dhe që janë të mishëruara në rregulloren e parlamentit. Është shumë e rëndësishme ky respekt dhe patjetër etika dhe qytetaria në çdo hap”, ka thënë Nikolla.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›