Deputeti Dashnor Sula: Nëse Gjykata i jep të drejtë Berishës, do e mbështes në zgjedhjet lokale

Gjykata e Apelit pritet të jetë ajo që do ndajë përfundimisht mosmarrëveshjet në Partinë Demokratike. Për atë grupim që do t’i japë të drejtë, ai do ketë tagrin për të qenë drejtues i kësaj partie. Deputeti Dashnor Sula që mbështet grupim e Lulzim Bashës me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeaj ka bërë dje një deklaratë që i shkon më shumë për shtat Komisionit të Rithemelimit.
I ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH24 Sula tha se pas vendimit të Gjykatës askush nuk duhet të hapë gojën.
“Nëse Gjykata e Apelit i jep të drejtë Komisionit të Rithemelimit unë jo vetëm nuk do të kontestoj vendimin por në zgjedhjet lokale të vitit 2023 do bëj fushatë për kandidatët e Komisionit të Rithemelimit”, tha Sula.
Ai përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij se nuk duhet të krijohen dy parti të dala nga PD-ja por të punohet për bashkimin e të dy grupimeve.
/rtsh.al/