Përdorim 100 për qind i të ardhurave dytësore
20/06/2009 Institucionet spitalore
Spitalet publike në vend pas ndryshimeve të bëra do të mund të përdorin vetë të ardhurat që do të grumbullojnë nga faturat financiare që do të paguajnë pacientët e pasiguruar.
Sipas drejtuesve të Institutit të Sigurimeve Shëndetësore, ky është një vendim shumë i rëndësishëm, që do të ndryshojë për mirë situatën në spitale, sepse edhe spitalet do të përdorin në masën 100 për qind të ardhurat dytësore, çka do t’u krijojë atyre më shumë hapësira si për sa u takon medikamenteve, ashtu dhe investimeve e shpërblimeve të stafit. Këshilli i Ministrave tashmë ka vendosur që përdorimi i të ardhurave që realizohen nga veprimtaria e spitaleve dhe nga dhurimet, të cilat konsiderohen si të ardhura jashtë limitit, bëhet nga vetë spitali sipas këtij udhëzimi të miratuar nga Këshilli Administrativ i ISKSH-së. Ndarja në zëra është 30 për qind për investime, 40 për qind për mallra dhe shërbim (kryesisht medikamente) dhe 30 për qind për shpërblime, çka tregon se përpos buxhetit të përcaktuar të çdo spitali do të bëhet e mundur edhe përdorimi i këtyre të ardhurave, për të cilat ne kemi menduar që pjesën kryesore ta kenë barnat dhe materialet e tjera mjekësore, pasi aty kanë qenë dhe mungesat më të mëdha”, - pohohet nga ISKSH-ja.