E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Investitorët e huaj s’do të paguajnë taksë për 5 vjet”

20/06/2009  Topalli vijon fushatën në Pukë

Kryetarja e Kuvendit dhe nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, ka vijuar dje fushatën e takimeve në lagjet e qytetit të Pukës, duke shkuar dyqan më dyqan e shtëpi më shtëpi. Në bisedat me studentë, zonja, pensionistë, drejtues të biznesit të vogël e të madh Topalli premtoi se qeverisja e saj në katër vjetët e ardhshëm do të rrisë investimet në infrastrukturë, më shumë investime në bujqësi e më shumë mundësi punësimi për të rinjtë e Pukës. Ajo theksoi se rrugët e të gjitha fshatrave do të lidhen me komunat, do të rritet granti për fshatin e do të investohet në sistemin e ujitjes. Pensionet e fshatit do të barazohen me pensionet e qytetit si dhe do të rritet asistenca sociale. Gjatë qëndrimit në Pukë nënkryetarja e PD-së vizitoi dhe mjediset e një fabrike të një prej markave më të njohura të këpucëve në Europë, një biznes që kishte mundësuar punësimin e mbi 100 vajzave e grave. Në bisedat me punonjëset e fabrikës numri dy ui PD-së premtoi hapjen e më shumë bizneseve, krijimin e vendeve të punës për djemtë dhe vajzat e Pukës, por edhe në të gjithë Shqipërinë dhe çdo investitor i huaj do të investojë në Shqipëri pa paguar taksa për pesë vjet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›