Perdorimi i gjuhes serbe ne Kosove

Hulumtimi me titull Perdorimi i gjuhes serbe ne shenjat e trafikut ka treguar se gabimet me te medha ne mbishkrimet ne gjuhen serbe mund ti gjejme ne Prizren dhe ne Peje. Nebojsha Simiq perfaqesues i Qendres per depolitizimin e shoqerise kosovare thote se rezultatet jane deshperuese.
Prej 100 te shenjave qe kemi shikuar rreth 48 jane shenuar gabimisht ose nuk jane shenuar fare ne gjuhen serbe e cila eshte gjuhe zyrtare ne Kosove. Ne 22 te rasteve nuk perdoret fare gjuha serbe ndersa ne 30 emrat jane shenuar gabimisht.
Ne qytete nuk ka tabela te qarkullimit rrugor ne gjuhen serbe
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift
Simiq ka me se shumti verejtje per gjendjen ne qytete. Ajo qe deshperon me se shumti eshte qe ne shume qytete te medha nuk ka fare mbishkrime ne gjuhen serbe. Kjo ofendon dinjitetin e grupeve joshqiptare qe perdorin gjuhen serbe mendon ai.
Hulutimet jane derguar ne te gjitha adresat e institucioneve kosovare. Ne qofte se nuk merret ndonje pergjigje e shpejte Qendra per depolitizimin e shoqerise kosovare do te nise nje fushate tjeter per presion ndaj institucioneve me qellilm qe te respektojne vendimet qe kane marre vete ato.
Gabimet duhet te permiresohen
Nenkryetari i Kuvendit te Kosoves Petar Miletiq beson se gabimet nuk jane bere me qellim por ato duhet te korrigjohen. Me vjen shume mire qe dikush ka bere nje hulumtim te ketille sepse gabime mund te shohesh shume shpesh. Une nuk besoj qe dikush ta kete bere me qellim por ne duhet te reagojme sepse me kushtetute gjuha serbe eshte gjuhe zyrtare ne Kosove. Pra gabimet duhet te permiresohen thote ai. Miletiq thote se shume dokumente zyrtare e madje edhe ligje jane perkthyer ne nje gjuhe jo te mire serbe. Shpjegimi i vetem mund te jete shpejtesia e nxjerrjes se ligjeve per shkak te kerkesave te BE-se. Por ne edhe ne kuvend kemi intervenuar shpesh per gabimet e verejtura. Problemi ekziston dhe duhet bere gjithcka per permiresimin e tij thote Miletiq.
Autor Zylfije Jakupi/Bahri Cani
Redaktoi Angjelina Verbica