E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulen 5-10% cmimet e apartamenteve ne Tirane

Cmimet e apartamenteve ne Tirane kane pesuar nje ulje te lehte prej 5-10% kryesisht ne zonat periferike, aty ku edhe kerkesat per blerje jane edhe me te larta. Kjo per faktin se ne keto zona cmimet jane me te perballueshme per xhepat e pjeses derrmuese te popullsise. Kete e ben te ditur kreu i Shoqates se Ndertuesve, Avenir Kika. Sipas Kikes kohet e fundit tregu i shit-blerjes se apartamenteve eshte gjalleruar dhe per kete arsye ka pasur dhe nje ulje te lehte te cmimit. “Brenda unazes cmimet vazhdojne te mbeten konstante, ashtu sikurse dhe kerkesa per blerje. Ndersa fasha e popullsise me te ardhura mesatare preferon zonen jashte unazes, pasi ka dhe cmime me te uleta, me te leverdishme. Si pjesa e Kasharit, Saukut dhe e Freskut. Ndersa brenda unazes vazhdon si normalisht. Ka nje ulje 5-10% dhe tregu ka filluar te rigjallerohet pra po e merr veten”, eshte shprehur Kika. Nderkaq kreu i shoqates se ndertuese, ben te ditur se cmimet e apartamenteve do te vazhdojne te pesojne ulje edhe ne muajt e ardhshem pasi pritet qe shume shpejt Bashkia e Tiranes te nise procesin e miratimit te lejeve te ndertimit, duke i miratuar keto mbi bazen e ndryshimeve me te fundit ligjore, qe ndertuesit te mund te marrin lejen e ndertimit brenda 55 diteve, pas depozitimit te dokumentacionit perkates. “Tashme perfundoi paketa e pare ligjore per ndryshimet ne ligjin e urbanistikes e cila kaloi ne parlament. Do te kete nje ndryshim edhe ne rregullore e cila mendoj se do te kaloje se shpejt dhe une mendoj se brenda muajit prill, fillimi i majit do te filloje te jepen lejet e ndertimit. Zonat jane percaktuar por zonat kane dhe nje studim te vogel ne bazes te planit keshtu qe do te procedohet gradualisht. Ne shpresojme qe te arrihet aty ku na eshte premtuar qe per 55 dite nga momenti i depozitimit te dosjes te mund te marrim lejen e ndertimit. Shpresojme qe te realizohet kjo”, eshte shprehur Kika. Vetem pak kohe me pare kryebashkiaku Basha ndersa prezantoi projektin per zgjatimin e bulevardit Zogu i Pare drejt Paskuqanit, dha dhe lajmin e mire per shkurtimin e diteve per dhenien e nje leje ndertimi per te gjithe ndertuesit e interesuar ne kete proces. “Kushdo qe do te aplikoje per nje leje ndertimi ne qytetin e Tiranes nuk do te kaloje me shume se 55 dite pa pergjigje, nga te cilat 35 dite do te jete nderveprimi i Bashkise me sportelin dhe pjesa tjeter afati i nevojshem per regjistrimin”, - u shpreh Basha, rreth dy muaj me pare.

Ulja

Kreu i shoqates se ndertuesve ben te ditur se kohet e fundit ka pasur 5-10% ulje te cmimeve te apartamenteve qe shiten ne Tirane, nderkohe qe ben te ditur se cmimet do te vazhdojne te pesojne ulje.

Cmimet

Cmimi mesatar 400 – 2000 euro m2

Cmimet ne periferi 400-550 euro m2

Cmimet ne unaze 600-900 euro m2

Cmimet jashte unaze 400-500 euro m2

Cmimet ne qender 1500-2000 euro m2

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›