Depozitat ne Leke me te preferuarat, bien ato ne valute Eglantina Nasi
Shqiptaret duket se po preferojne me shume monedhen vendase, Lek, per kursimet e tyre prane sistemit bankar. Ndersa me pare, kjo vlente te thuhej per monedhat e huaja dhe sidomos ate evropiane, Euro. Nje dukuri e tille konstatohet nga te dhenat me te fundit te publikuara prej Bankes se Shqiperise, sipas te cilave, gjate muajve te pare te ketij viti rezulton nje shtim i depozitave ne Leke per klientet e bankave. Sikunder, edhe nje renie e atyre ne monedhen evropiane dhe ate amerikane, Dollar. Konkretisht, keto te dhena flasin per nje total prej 391.4 miliarde lekesh ne forme depozitash ne monedhen vendase gjate muajit shkurt 2013, kundrejt 388.3 miliarde te tillave gjate nje muaji me pare. Dukuri kjo e cila ne fakt duhet thene se ka qene e pranishme edhe gjate muajve te vitit te kaluar. Pershembull, nese ne muajin dhjetor 2012, prane sistemit bankar shqiptar, rezultonte nje total prej 384.1 miliarde lekesh, ne muajin pararendes, kjo shifer ka qene 382.4 miliarde te tilla; ne muajin tetor 380.2 miliarde etj. Nga ana tjeter, panorama e ecurise se depozitimeve ne monedhen evropiane, e cila sic thame me lart rezulton ne renie, tregon si shifer te saj per muajin shkurt te ketij viti nje total prej 2.228 milione eurosh, nga 2.245 te tilla ne muajin pararendes, janar 2013. Ndersa nese do t’u referoheshim te dhenave te nje viti me pare, serish vihet re tendenca e renies se depozitave te shqiptareve ne Euro. Keshtu, nga 2.233 milione euro, qe ka qene totali i tyre ne muajin dhjetor 2012, nje muaj me pare kjo shifer ka qene 2.257 te tilla; apo ne tetor 2.301 etj. Duke folur qarte per nje renie, nga muaji ne muaj te depozitave te ruajtura ne monedhen evropiane, ne nje kohe kur totali i parave te ruajtura ne bankat shqiptare ka njohur ne fakt rritje nga muaji ne muaj. Gje e cila mund te thuhet gjithashtu edhe per depozitat ne monedhen amerikane, faktuar kjo mes shifrave konkrete. Sipas te cilave, nese ne muajin dhjetor te vitit te kaluar, totali i tyre ka qene 401 milione dollare, ne muajin pararendes, kjo shifer ka qene me e larte, respektivisht 409 te tilla; apo ne muajin tetor 2012, rreth 412 milione dollare etj.