Shpresa për energji tek HEC-et e rinj

Ai ishte i pranishëm në Workshop-in e energjisë, të organizuar nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE), nga ku vlerësoi si element të rëndësishëm procesin e liberalizimit, duke e konkretizuar atë me hapat që ka ndërmarrë METE për nënshkrimin e 50 kontratave koncesionare për ndërtimin dhe operimin e hidrocentraleve me investitorë privatë vendas edhe të huaj.
“Me futjen në skemën hidroenergjetike të tre HEC-ve, prodhimi vendas i energjisë do të shtohet me një kapacitet prej 20 % më shumë në Shqipëri", tha Naço. Sipas tij, kompanitë austriakja "EVN" dhe norvegjezja "Statkraft", që kanë fituar koncesionin për zbatimin e projektit për tre HEC-et në kaskadën e Devollit, do të investojnë rreth 950 milionë euro, ndërsa projekti përfshin veprën më komplekse hidroenergjetike të ndërtuar në vend, pasi parashikon dhjetëra kilometra tunele. Punimet e këtij workshop-i, i përshëndeti edhe kryeministri i vendit, Sali Berisha.
“Prioritet i qeverisë janë investimet në prodhimin e energjisë", tha Berisha, duke evidentuar se, Shqipëria është një vend me rezerva të mëdha ujore. "Meqenëse energjia përbën dhe faktorin më kryesor të zhvillimit të degëve të tjera të ekonomisë, pra shihet si truri i ekonomisë, duhet të shfrytëzohen të gjitha hapësirat e mëdha në këtë drejtim. Ndaj duke shprehur kënaqësinë time për këtë temë të rëndësishme, ju garantoj se qeveria do jetë e ndjeshme ndaj opinioneve, sugjerimeve. Ju garantoj se ERE, parlamenti, qeveria janë të vendosur të vendosin standardet më liberale për tregun energjik", vuri në dukje Berisha.
2012-02-01 15:23