E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perëndimi të kërkon 8 orë punë, jo 8 orë në punë

 
""
Letër nga adresa
Para disa ditësh lexova një lajm në gazetë për pakënaqësitë e punonjësve të Ministrisë së Drejtësisë për një urdhër që ndalonte daljen jashtë zyrave për kafe. Unë punoj për institucionet angleze, kam vite që jetoj në Londër. Më vjen keq dhe pyes si ka mundësi që ne shqiptarët edhe pas 18 viteve kapitalizëm, nuk e kuptojmë akoma ndryshimin mes 8 orë te puna / 8 orë punë. Hyrja e dalja në institucione kontrollohen rregullisht në mënyrë elektronike në të gjithë botën dhe këtu nuk ka asgjë për t'u habitur apo aq më keq për t'u rebeluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›