E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Ukrainë filloi fushata presidenciale

Çfarë ka ndodhur me revolucionin e portokalltë në Ukrainë? Në momentin kur në Ukrainë filloi fushata e parë për zgjedhjet presidenciale, që nga koha e kësaj lëvizje popullore në vitin 2004, ish-udhëheqësi i kësaj lëvizje dhe presidenti aktual i Ukrainës, Viktor Yushchenko, është i detyruar të përballet me një realitet të hidhur.

Anketat dëshmojnë se në zgjedhjet që do të zhvillohen më 17 janar, në rrethin e dytë me lehtësi do të kualifikohen rivali pro-rus i Yushchenkos, Viktor Yanukovich dhe kryeministrja aktuale e Ukrainës, Yulia Timoshenko, e cila ka qenë aleate e Yushchenkos gjatë revolucionit të portokalltë.

Pjesa më e madhe e ukrainasve shpresojnë se zgjedhjet, fushata për të cilat filloi sot, do ti japin fund luftës së brendshme politike, e cila zgjati për pesë vjet me radhë dhe e cila paralizoi procesin e vendimmarrjes dhe të reformave në Ukrainë.

Pa marrë parasysh se kush ngadhënjen në këto zgjedhje, analistët vlerësojnë se do të ndërmerren përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë, pa hequr dorë me këtë rast nga përparimi, të cilin Ukraina e ka arritur në fushën e demokracisë.

Kursi për integrim në BE dhe NATO do të vendoset në plan të dytë për së paku pesë vjet. Ukraina do të rreshtohet ndërmjet botës së djeshme post-sovjetike dhe botës evropiane të se nesërmes, tha Vadim Karasev, drejtor i Institutit për Strategji Globale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›