E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Perënditë me kokë poshtë"në kinemanë e AQSHF-së

Filmi

“Perënditë me kokë poshtë”, komedia amerikane e vitit 1980 do të shfaqet nesër në mesditë në kinemanë e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Me regji të Jamie Uys, nën interpretimin e aktorëve Marius Weyers, Sandra Prinsloo, Nixau, Louw Verwey, Michael Thys, Nic De Jager etj., filmi sjell historinë e një fisi, i cili jeton në një nga shkretëtirat e Kalaharit, që nuk njeh gjë tjetër në botë vetëm vendin rreth e rrotull tij dhe bëjnë një jetë krejt primitive me rregullat e veta të brendshme, jetë që u sjell bushmenëve gëzim dhe mirëkuptim. Por në momentin kur Kim, njëri nga bushmenët, gjen një shishe “Coca”, qetësia e fisit fillon të prishet. Njerëzit zihen kush ta marrë më parë për ta vënë në përdorim për punë të ndryshme. I pari i vendit vendos që Kin të shkojë e ta hedhë shishen në fund të botës, që të mos ketë grindje në fis. Kështu, Kin nis rrugën e vështirë të kërkimit të fundit të botës. Në rrugë e sipër ai takon njerëzit e civilizuar, të cilët e akuzojnë atë për vjedhje dhe e fusin në burg. Bushmenit Kin i vjen në ndihmë profesori natyralist Endrju Stein, i cili e liron nga burgu dhe e merr si ndihmës të tij. Pas peripecive të botës së civilizuar Kin kthehet përsëri në vendin e tij, ku mbretëron qetësia, mirëkuptimi dhe lumturia.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›