Aniston: Gruas nuk i duhet mashkulli që të ketë fëmijë!

Los Angeles, 10 gusht - Jennifer Aniston beson që femrat nuk kanë nevojë për meshkuj që të bëhen me fëmijë. Aktorja, e cila në filmin e saj të ri “The Switch” luan rolin e një femre tipike të tillë, e cila vendos të bëhet nënë edhe pse nuk e ka një mashkull pranë vetes, me këmbëngulje e mbron këtë vendim.
“Femrat çdo herë e më shumë e kuptojnë që nuk kanë nevojë të kalojnë jetën me një mashkull që të kenë fëmijë. Kohët kanë ndryshuar, dhe është e pabesueshme sa shumë opsione kemi sot. Poenta është që, ashtu siç porosit edhe filmi, sot familja definohet ndryshe, nuk ka nevojë të jetë përmbajtja tradicionale me nënën, babain, dy fëmijët dhe qenin” , tha aktorja, e cila është ndarë nga Brad Pitt, dhe pas disa lidhjeve të pasuksesshme tani për tani është beqare.
“Dashuria është dashuri, ndërsa familja përbëhet nga njerëzit rreth teje, në sferën tënde më të afërt”, shtoi aktorja, e cila, siç thuhet planifikon të adoptojë një fëmijë. Për këtë është inspiruar nga këngëtarja Sheryl Crow, e cila ka dy djem të adoptuar. Jen ka parë se sa shumë e kanë lumturuar fëmijët Sherylin, ndërsa këngëtarja i ka thënë që nuk ka nevojë të presë për një mashkull që të krijojë familje.