E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peres: Siria të zgjedhë, mes Iranit e Izraelit

Presidenti Izraelit Shimon Peres ka deklaruar gjatë një vizite zyrtare në Britaninë e Madhe se Siria duhet të zgjedhë nëse do të ketë marrëdhënie të ngushta me Iranin apo të bëjë paqe me Izraelin. "Sirianët nuk mund t'i shpëtojnë kësaj zgjedhjeje edhe pse mendojnë se mund t'i bëjnë të dyja", është shprehur Peres në një konferencë për shtyp. "Duhet të zgjedhin midis paqes dhe luftës", ka shtuar ai. "Nëse mendojnë se mund të bëjnë paqe me Izraelin dhe njëkohësisht të kenë marrëdhënie të ngushta me Iranin dhe me lëvizjen shiite libaneze të Hezbollahut do të zbulojnë që është e pamundur", ka theksuar Peres. "Nëse SHBA-së do t'i duhej të bashkëpunonte në negociatat indirekte që u ndërmorën këtë vit nga Siria dhe Izraeli, këto të fundit nuk do të pranonin kurrë që Damasku të diskutonte për paqe me Teheranin", siguroi presidenti izraelit. "Nuk e imagjinoj dot një amerikan që do të pranonte t'i bënte të dyja, të ndihmonte sirianët të bënin një marrëveshje për ndarjen e tokave dhe t'i ndihmonte ata të ruanin marrëdhënie shumë të ngushta me iranianët", ka përfunduar Shimon Peres.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›