U21: Fitore bindëse e Shqipërisë ndaj Maqedonisë
Kombëtarja shqiptare e të rinjve në futboll, nën 21 vjet, ka shënuar një fitore bindëse prej 3-0 në udhëtim, në miqësoren përballë të rinjve të shtetit fqinj, Maqedonisë. Serinë e golave për kuqezinjtë e hapi Vilfor Hysa me një gol të shënuar në minutën e 18-të të ndeshjes, ndërsa para fundit të pjesës së parë Emiljano Vila shtoi epërsinë në 2-0 për Shqipërinë.
Rezultatin përfundimtar e vulosi Klodian Arbëri dhjetë minuta para fundit të ndeshjes. Serniorët e kombëtares në pjesën e parë të ndeshjes miqësore në udhëtim tek Azerbejxhani kanë nxjerrë barazim, por në fund të saj kanë mbetur me 10 lojtarë, pas përjashtimit të mbrojtësit Elvin Beqiri.