E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perez: Ronaldo i përkryer, më i miri në botë

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, e ka quajtur mesfushorin Leite Kaka fenomen, teksa ka vlerësuar lart edhe Cristiano Ronaldon dhe Carlo Ancelottin.

Portugezi pritet që të rinovojë me Real Madridin dhe Florentino Perez ka shfaqur besimin në të duke thënë se ai është më i miri në botë.

“Ai është fytyra e këtij ekipit dhe lojtari më i mirë në botë. Ai do të na kënaqë ende me talentin e tij, ambiciet dhe entuziazmin dhe tani ai ka arritur një marrëdhënie të përkryer me tifozët”.

“Ne duhet jemi ende larg prej më të mirës së tij. Ai mund të bëhet më i miri i të gjitha kohërave”, theksoi Perez.

Florentino dëshiron ta shohë edhe Kakan në fushë, duke thënë se ai mund rigjejë formën e tij fantastike që e pati te Milani.

“Kaka është fenomen. Ai është lënduar pas Botërorit dhe u operua në gju dhe më pas Ozil erdhi dhe e zëvendësoi. Por, ai është një prej më të mëdhenjve”.

“Pas Cristianos, ai ka më shumë ndjekës se secili futbollist tjetër. Ai ka sharm dhe respekton tifozët. Jam optimist se nën Ancelottin, i cili e njeh shumë mirë Kakan, ai do të kthehet në atë njeriun magjik të cilin e transferuam disa vite më parë”, deklaroi Perez.

Ai shtoi se Carlo Ancelotti ka ADN-në e fituesit sidomos në Ligën e Kampionëve dhe është optimist se titujt që nuk arriti t’i sjell Mourinho mund t’i sjellë tekniku legjenda i Milanit.

(a.k/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›