Nisma, mblidh tapa plastike për të blerë një karrocë me rrota
Një nismë e veçantë duket se u ka dhënë shpresë shumë paraplegjikëve që nuk kanë mundësi të blejnë një karrocë me rrota. Është pikërisht mbledhja e tapave plastike nga qytetarë të ndryshëm, që fillimisht ka bërë realitet ëndrrën e dy prej këtyre personave. Plot 50 mijë kapakë plastikë janë mbledhur në fazën e parë të nismës, ndërsa pranimi i tyre nga një firmë riciklimi ka bërë të mundur dhe blerjen e dy karrocave të para. Kanë qenë dy organizatat "Organizata e Solidaritetit Rinor" dhe "Albania Cap Project", që kanë menduar t'u vijnë në ndihmë këtyre personave me aftësi të kufizuar, përmes këtij materiali të riciklueshëm.
"Nëpërmjet mbledhjes së kapakëve plastikë dhe riciklimit të tyre arrijmë të sigurojmë karroca me rrota për persona me aftësi të kufizuar. Projekti është shumë i thjeshtë, konsiston në mbledhjen e 250 kg kapakë për karrocë",-shpjegoi Derand Krasniqi, kryetar i OSR-së. Ndërkohë që, koordinatorja e "Albania Cap Project", Mimi Barushi u shpreh se "që nga marsi deri tani ne krijuam mundësinë, nëpërmjet grumbullimeve të njëpasnjëshme, të jemi në 12 qytetet e Shqipërisë, të kemi më shumë se 250 mijë vullnetarë aktivë". Të rinjtë parashikojnë që në 6 muajt e ardhshëm të mbledhin tapa për mundësimin e 50 karrigeve me rrota, ndërsa sipas Fondacionit Shqiptar për Personat me Aftësi të Kufizuar në listën e pritjes për t'u pajisur me karrige janë rreth 800 persona dhe se shpërndarja e tyre do të bëhet sipas kësaj liste.
(e.m/GSH/BalkanWeb)