Barça, në sulm për yjet e Arsenalit
Muajt e verës priten të jenë shumë të "nxehtë" për Arsenalin. Në fakt, sipas të përditshmeve britanike, Barcelona po përgatitet që të hidhet në "sulm" për blerjen e tre lojtarëve më të mirë të "topçinjve": Van Persi, Fabregas dhe Adebajor. Prej disa sezonesh, ata kanë qenë boshti kryesor i skuadrës së drejtuar nga Arsen Venger, por situata mund të ndryshojë. Shkak do të bëhet Liga e Kampioneve: nëse londinezët nuk do të sigurojnë një vend mes "big"-ëve evropianë gjatë sezonit të ardhshëm, "eksodi" për futbollistët më të mirë të skuadrës do të ishte i paevitueshëm.
Gjithçka ka ardhur pas një kontakti ndërmjet Barcelonës dhe holandezit Van Persi. Lojtari është në muajt e fundit të kontratës me Arsenalin, marrëveshja skadon pas një viti e gjysmë, por palët nuk e kanë gjetur akordin për rinovim. Kjo ka shtyrë drejtuesit katalanë që të paraqiten në derën e skuadrës angleze, me një ofertë të rëndësishme. Kryesuesit e La Ligas ishin të gatshëm të paguanin një shifër të konsiderueshme financiare dhe të rikthenin në "Emirates" bjellorusin Hleb, që ende nuk ka arritur të paraqitet në nivelet e pritura në kampionatin spanjoll. "The Observer" theksonte se Barcelona "beson se mund ta bindë Arsenalin që ta shesë sulmuesin e krahut të majtë në fund të kampionatit, kur do t‘i mbeten 12 muajt e fundit në kontratë".
Megjithatë, në "Kamp Nou" nuk do të kënaqeshin vetëm me shërbimet e Van Persit, pasi Pep Guardiola i ka kërkuar klubit të bëjë edhe një sforco financiare për Adebajor, sulmuesin të cilin tekniku e cilëson si pasardhësin natyral të Samuel Eto‘o. 24-vjeçari nga Togo kushton, madje shumë, por ai nuk është objektivi i vetëm i "blaugranave" për të përforcuar repartin ofensiv. Në listën e dëshirave të Barçës nuk kishte si të mungonte edhe Çesk Fabregas, një lojtar i rritur në ekipet zinxhir të këtij klubi, por që mori famë ndërkombëtare tek Arsenali, ku gjeti mbështetje të madhe nga Venger. Prej disa muajsh, mesfushori është "goditur" nga dëshira që të kthehet në vendlindje, një fakt të cilin nuk e ka fshehur. Besohet se "topçinjtë" do të bëjnë të pamundurën që t‘i rezistojnë presionit, por për të luftuar si të barabartë me katalanët, minimalisht duhet të sigurojnë një vend në Champions.
Ndër të tjera, gazeta britanike theksonte: "Përveç Van Persit, Barcelona po punon për të përgatitur terrenin edhe për Adebajor dhe Fabregas. Ata besojnë se Arsenali është një ‘klub që shet‘ dhe fondet e grumbulluara do t‘i përdorte për rikonstruktimin e skuadrës". Pra, duket logjike që së afërmi në Londër do të mbërrijë një faks, me një shifër, të cilës do të ishte e vështirë t‘i rezistoje. Një ofertë e lartë për tre yje do të ishte më "ekonomike" se përplasja me gjysmën e klubeve të mëdha kontinentale për Benzema, apo David Vija.