Përfaqësimi në Kuvend, gratë shtojnë presionin
Autori i Lajmit: red.
Në javën e mbetur nga hartimin i kodit, femrat shqipare intensifikojnë lëvizjet e tyre për përfshirjen e kuotës prej 30 për qind të pjesëmarrjes në Parlament në dokumentin e ri elektoral. Dje është zhvilluar një mbledhje e nënkomisionit për barazinë gjinore ku kanë qenë të ftura dhe përfaqësuese femra të shoqërisë civile. Pavarësisht ndasive të tjera, liderët partiakë, të paktën në deklarata, kanë shprehur vullnetin politik për shtuar numrin e deputeteve në grupet e tyre kuvendore. Por mungesa e kohës dhe e vëmendjes i ka bërë gratë të këmbëngulin për të pasur dhe në kod atë që u takon sipas ligjit për barazinë gjinore. “Duket se po shtohet kërkesa dhe presioni nga shumë aktorë të shoqërisë civile ndaj institucionit të Kuvendit, në mënyrë që vetë komuniteti i grave të arrijë të hyjë dhe të lobojë përfshirjen reale të kuotës 30 për qind edhe në kodin elektoral”, - u shpreh deputetja Lajla Pernaska. Ndërkohë i vetmi mashkull, i pranishëm rastësor, në këtë mbledhje ishte deputeti socialist Blendi Klosi, i cili shprehu mbështetjen personale dhe partike për më tepër barazi gjinore në Parlament. “Parlamenti shqiptar do të zbutet shumë. Ai nuk do të zbutet vetëm nga pikëpamja estetike, por, pa dyshim, do të ketë më shumë shprehje mendimi në të, do të ketë prezencën e përfaqësuesve të më shumë se sa gjysmës së elektoratit shqiptar dhe forcat politike mendoj se janë të gatshme të pranojnë këto lloj prezencash, sepse, në fund të fundit, politika bëhet për gjithë shoqërinë dhe jo vetëm për burrat”, - tha Klosi.
Ky lajm është publikuar: 25/09/2008