E Diel, 1 Nëntor 2026

Ylli muzikës “Pop”, Madona, sot në Budva

Autori i Lajmit: red.
Ylli i muzikës “Pop”, Madona, pritet të kurorëzojë sot në mbrëmje koncertin e saj në qytetin turistik të Budvës në Mal të Zi, përballë një publiku prej dhjetëra mijëra fansash nga i gjithë rajoni ballkanik. 50- vjeçarja, e cila mban kurorën e mbretëreshës së pop-it për më shumë se 25 vjet karrierë muzikore, do të jetë e pranishme në një koncert madhështor që do të organizohet në plazhin “Jaz” në qytetin e Budvës. Skena gjigante ku këngëtarja do të performojë për gati 2 orë produksionet e saj më të reja dhe ndër vite, përgatitur posaçërisht për popstarin tashmë është gati. Në këtë koncert, sipas të përditshmeve malazeze, këngëtarja pritet të shoqërohet nga bashkëshorti i saj, regjisori Guy Ritchie, me të cilin do të qëndrojë për gati 3 ditë në bregdetin e mrekullueshëm të qytetit turistik. Edhe kësaj here nuk mund të mungonin dhe fansat nga Shqipëria, të cilët për koncertin e ikonës së muzikës “Pop”, kanë paguar 35,75 euro deri në 200 euro që kushton zona VIP (limituar). Një vit më parë, në skenën e qytetit bregdetar të Budvës, grupi britanik “Rolling Stones”, njëkohësisht dhe legjenda të rokut kudo në botë, me zërin e mrekullueshëm të vokalistit Mick Jagger vendosën një rekord spektatorësh dhe performuan në koncertin më të magjishëm të vitit. Përgjatë vitit 2007-2008, në Shqipëri dhe në vendet e rajonit, janë realizuar një sërë koncertesh me emra legjendarë të muzikës si Ëhite Snake, Deff Lepard, Rolling Stones dhe atyre të muzikës kontemporane, si: Sean Paul, Akon, James Blunt, të cilat shihen si një mundësi e mirë për ta promovuar Shqipërinë dhe gjithë vendet e rajonit në mbarë planetin. Ikona e pop-it mbërriti në Mal të Zi në kuadër të turneut botëror “Sticky & Sëeet Tours”, pas disa koncertesh në më shumë se 10 shtetet të Evropës, si: në Francë, Gjermani, Angli, Austri, Itali, etj. Më pas këngëtarja do të vazhdojë turin e saj në kontinentin e largët SHBA, Kanada, për të përfundura në 21 dhjetor 2008 në Sao Paulo, Brazil.

25 vjet karrierë artistike

Madonna ka lindur më 16 gusht 1958 në qytetin Bay në shtetin e Miçigan (SHBA). Titullit si “Mbretëresha e Pop-it” këngëtares amerikane i shtohen dhe një sërë veprimtarish të tjera të rëndësishme si shkrimtare e teksteve muzikore, aktore etj.
Këtë vit këngëtarja, së bashku me bashkëshortin Gye Ritchie, festoi 50-vjetorin e lindjes së saj. Karriera e saj artistike është mjaft e pasur duke e rënditur këngëtaren ndër emrat më në zë të artistëve më të mirë të planetit. Singlli i saj i parë ka qënë “Everybody” realizuar në vitin 1982. Albumi saj i dytë i realizuar dy vjet më vonë nën titullin “Like a virgin” (Si një virgjëreshë), e renditi shumë shpejt Madonën me 12 milionë kopje të shitura, 8-të prej të cilave në Amerikë. Ky album për një periudhë të gjatë kohore ka qëndruar në majë të klasifikimeve muzikore në SHBA. Ajo deri më sot ka arritur të realizojë 11 albume diskografike, 3 përmbledhje dhe disa singëll ku mund të përmendim: “Madonna” (1983), “Like a Virgin” (1984), “True Blue” (1986), “Like a Prayer” (1989), “I m Breathless” (1990), “The Immaculate” “Collection” (1990), “Erotica” (1992), “Bed time stories” (1994), “Something to Remember” (1995), “Evita”, “Ray of Light” (1998) dhe “Music” (2000). Disa nga filmat e saj më të njohur janë “Body of evidence” (1993), “Dangerous Games”(1993) dhe filmi “Shanghai Surprise” (1986), ku këngëtarja interpreton përkrah ish-bashkëshortit të saj, aktorit të mirënjohur, Sean Penn.
Ky lajm është publikuar: 25/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›