Përfaqësues nga Brazil, India, dhe Afrika e Jugut vizitë në Siri

Përfaqësues nga Brazili, India dhe Afrika e Jugut, pritet të takohet sot me zyrtarët sirianë në Damask për të bërë më shumë presion mbi regjimin e këtij vendi në mënyrë që të ndalohet shtypja e përgjakshme në protestat anti-qeveritare.
Takimi i përfaqësuesve të këtyre tre vendeve pason vizitën e së martës në Damask të ministrit të jashtëm të Turqisë.
Ministri i Jashtëm i Turqisë Ahmet Davutogllu, i cili u takua me presidentin sirianë Bashar al-Assad, u ka thënë gazetarëve se Turqia kërkon ndërprerjen e sulmeve vdekjeprurëse ndaj civilëve sirian.
Ndërsa, agjencia shtetërore siriane e lajmeve, tha se Assad i kanë thenë ministrit turk se qeveria e tij, do të vazhdojë të ndjekë “grupet terroriste" që qeveria i fajëson për trazirat.